Zambakë të bardhë – Zoica Gjolla Popi

Poezi
Autore Zoica Gjolla Popi
Marrë nga libri “Melodi e pakënduar”
ZAMBAKË TË BARDHË
Zambakë të bardhë të plotëçelur
aromën tënde mbajnë
një natë dua të dehem
ne duar me zambakët e bardhë.
Kërkomë, bërtit, ku je?
që qetësia të zgjohet nëpër valë
si nëpër hone të rrotullohem
me duart si një e verbër
do të mbajë.
A qenka dashuria e çmendur?
apo unë,që nuk e di se ku jam?
në parvazin e dritares sime
do kundërmojnë veç zambakë të bardhë.