May 19, 2024

Flakadan u bëfsha! – Zoica Gjolla Popi

Poezi

Titulli: Flakadan u bëfsha!
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Vallë a bëj mirë
nuk di ta ruaj një hije dyshimi
kur përballë kam njerinë?
Naivitet?

Le ta mendojë ashtu
nuk dua ta besoj atë pjese gri
të mëndjes e shpirtit të tij
dua të flas butë butë
e pse vjeshtë
e rënë
me gjethen e mbetur të blertë mbi majë peme.

Të shkel rëndë rëndë
mëshuar gjetherënave
si qilim i kuqerremtë.
Jam unë …që i qofsha falë
Diellit e Henës!
le të zhgenjehem
të lagem nga lotet
të terem!

Në lëvore lisash do shkruaj për dashurinë
e thenë e e pa thenë
perdore ecur
apo pas dore lënë
le të qesh me pahir
në shtriqjen time
le te degëzohen rrenjët.

Do vadis filizat e rinj
derisa te rraskapitem
Të tretem të venitem
flakadan u bëfsha
dhe në mos qofsha
qiri i patretur në falje ngjyrash
per Dashurine le te mbetem!