May 19, 2024

Dashurisë – Zoica Gjolla Popi

Poezi

Autore:Zoica Popi Gjolla
Albania

DASHURISË

Dashuri, je një fuqi shpirti
Gjersa të marrësh frymë.
Dashuri, je fuqi jete
Lind dhe rilind njeriun.
Ç’ mund të ndjejmë kur ti rri larg?
Me trishtim mbërrin në vetmi
Si gjethe zverdhur mbi degë,
Në ditë vjeshte plot me shi.
Hëna mbet lehonë e zbehtë
Lëshon dritën e venitur.
I vjen keq për atë të mjerë
Dashuri e paarritur.