May 18, 2024

Biografia e autores Zoica Gjolla popi

Zoica Gjolla Popi ka lindur në qytetin e Kavajës. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme “ Aleksandër Moisiu” dhe shkollën e mesme “ Teknollogji industriale”. Ka shkruar qysh në moshën 12 vjeç në revistën “Pionieri”, duke marrë çmime nëpër evente letrare. Nē qytetin e Elbasanit ka shkruar në gazetën “Metalurgu” poezi dhe reportazhe.

Në vitin 2000 pranohet anëtare e lidhjes se shkrimtarëve të emigrantëve shqiptarë. Në një event të rëndësishëm ne qytetin e Selanikut ajo nderohet ndërmjet poeteve e shkrimtarëve më të mirë me çmimin e 3 të me skicën letrare “ Shtatë djemtë dhe Deti”. Ajo largohet nga Greqia familjarisht në Itali dhe së fundi në Angli.

Ështe njohëse e tre gjuhëve te huaja greqisht, italisht dhe anglisht.Në konteksin e botimeve, pas botimit të librit “ Magjia e simfonisë “autorja Zoica Gjolla Popi, vazhdon krijimtarinë e saj me qëllimin e Bamiresisë që e ka quajtur si nismë sensibilizuese “ RrezeAlba”. Shitja e librave të saj do shkojë per festa me dhurata në qendrat sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuar ne trevat kombetare e më gjërë.

Ka botuar këto libra:
1“ E larë me Yjet” –poezi, 2018
2.“Mrekullia e një nate” – tregime, 2019
3.“ Vals i dashurisë” – poezi, 2020 .
4.“Melodi të pakënduara”- poezi, 2020.