May 18, 2024

Peshkatarët – Zoica Gjolla Popi

oezi

Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

PESHKATARËT

Pëllumbat pulëbardhat e rrethojnë
Në breg pa arritur mirë
Vargëzon velë ngjitur
Spirancën ngulur mirë.
Përpëliten peshq të freskët
Ngjalat nëpër rrjete shtrirë
Peshkatari buzë tharë
Furtunën ka marrë me të mirë.
Buzëqeshur me ëmbëlsi
Bënte shaka me të thinjur
“Blini peshk për fëmijë
Për çupa e djem
Që bëjnë dashuri!”

Sapo i mbaroi të gjitha
Në dhomëzën e vogël hyri ai
Pa treguesin e hartave
Veglat ngriti përsëri.
Po ku shkon o derëbardhë?
Kjo erë mund të sjell shi
Qielli nuk ka hënë të plotë
Si peshqit të gënjesh?
Zbardhi dhëmbët nëpër natë
E qeshi me gjithë shpirt
Pëllumbat pulëbardha rrethuar
Udhëtarë dhe në kthim.
Hej bërtiste me shaka
Kthehuni bëni dashuri
Mos harroni verën e bardhë
Fanari nesër prapë do të ndrijë.