November 23, 2024

Nga vëllimi poetik në proçes botimi “Pres Henën Të Dalë: – Zoica Gjolla Popi

Gëzuar Ditën Nderkombëtare të librit! Shumë urime për krijuesit dhe lexuesit, miqte e mirë të librit!

Nga autorët
Zoica Gjolla Popi
Agim Gjolla

Nga vëllimi poetik në proçes botimi” Pres Henën Të Dalë”
Poezi

Pafundësisht nuk më vret

Do t’i tund gjithë kambanat
Le të ngrije shpirti një moment
Orët e çmendura le të çakordohen
Njeri qa vret
Hipitë le të hedhin vallen e çmendur
Përsëri do t’i tund kambanat
Nga Kambanoret dritare hapura
Le të vije shpirti për një moment
Unë do të thërras sa mallet tunden
Po ti s’më vret. Pafundësisht nuk më vret!
Nga vëllimi i shtatë poetik “Njatjeta, Thesaloniki” në proçes botimi ShB Lena Graphic
Prishtinë.

Poezi

Mjaft

Skamje me fytyrën e një kafshe
Mallkim
Hipokrizi e parrëfyeshme
Gjurmë e pashlyeshme në kujtesë të miturish.
Profkat e gjepurat
Humbasin kuptimin pa imunitet thatësire
Në etjen buzëtharë ligjërimesh pa lot
Të një ëndrre që lëngon akoma
Pa ndezur ngashërimin në njeriun e palotuar