November 21, 2024

Todi mbas një jave po kthehej.. – Copëza jete -Tregime – Zoica Gjolla Popi

Autore : Zoica Gjolla Popi

Copëza jete

Todi mbas një jave po kthehej me Fredin,djalin e beut! Ata kishin bërë shkollën bashkë e ishin bashkëpunëtorë në tregëtinë e pëlhurave e punët i shkonin mbarë!
-Todi,sikur ke të trashëguar një intuitë tregtare e je plot vizion në këtë fushë.
-Nga mbijetesa,i jep vlerë edhe fitimeve të vogla…
-Prandaj s’të shpëton gjë ty!
– u martove para meje qerrata.
– Epo ti e ke mëndjen tek paratë e fituara, kurse unë dhe tek vajzat.
– Ha ha ha dashuri me shikimin e parë -e ngacmoi ai.
– Fredi të falenderoj për mikpritjen e Vitos edhe pse jemi ndermjet dy zjarreve si ajo dhe unë. Mund t’ju ngatërrojmë edhe ju!
– Ne me babanë i kemi shoshitur të gjitha pasi i dimë zakonet e çobenjve e pranuam. Jeni që të dy në besën tonë. E kush mund të hipë në atë avlli aq të madhe… ajo është e sigurtë por ruhu ti! Mbaj një patllake me vete në rast rreziku.
– Todit i kishte shkuar ndërmend por mendonte më shumë për vajzën!
– U drodh i tëri kur mendoi takimin e pare pas rreëmbimit me Viton e tij! Ajo nuk e dinte,që ai e kishte parë disa herë fshehurazi, e zemra i rrihte fort. Sa netë kishte kaluar pa gjumë. Sa shumë kishte ëndërruar ta bënte të vetën.Gjithçka tek ajo dukej e përkryer! Sa netë kishte kaluar pa gjumë e sa po e mundonte kjo dashuri.
– Dashuria e kishte burrëruar deri në rrëmbim duke luajtur e me jetën e tij e të vëllait . Ai vetë e kishte marrë përsipër,për ta ruajtur Todin,vëllanë më të vogël e duheshin aq shumë ,pasi ishin rritur jetimë.
– Ali beu kishte aq shumë besim tek dy vëllezërit e kishte qënë mik e me të atin e tyre. Kristaqi i mbetur pa shkollë kishte marrë e dy shokë të tij e kullosnin bagëtitë e Ali Beut që i paguante e i mbante me bukë!
– Ali Beu kishte emër të madh në ato zona. Shumë toka, bagëti, lopë e kuaj e yzmeqarë,që secili bënte punën e vet! Ishte hijerëndë e nuk i qeshte fytyra.
– Fitimet që i vinin nga tregëtia e dy djemve ishin marramëndese e ai e kuptonte që i biri nuk bënte pa Todin.
– Edhe pak arritëm – e ngacmoi Fredi! I zbritën kuajve dhe pinë ujë në një burim të ftohte! I dhanë dhe kuajve të ngarkuar e pinin me etje.
-Më mirë që po kthehemi pas një jave. Mbase dhe njerëzit e dy krahëve janë qetësuar. Por dua ,që Vita në fillim të kuptojë sa e dua e të më fali për rrëmbimin. Kur i hipën kuajve edhe pse po shpejtonin ,Todit që mbahej si trim e ndjeu vehten të dobët , para mënyres si do sillej Vita.Një gjë ajo vajzë e zgjuar duhet ta kishte kuptuar,se e donte aq shumë ,sa kishte marrë parasysh që e mund të rrinin vite të ngujuar në shtëpinë e Ali Beut ,që kishin lidhur besën.Për këtë ngjarje të bujshme,flitej në të gjithë fiset e çobenjve.
Pasi bënë dushin e hëngrën darkë me familjen,bejleresha i tha Fredit me zë të ulët! Ditet e netët e para ka qarë shumë, pa ngrënë, pa pirë ,pa gjumë. Këto ditë më ndryshe. Ka dalë nga dhoma dhe bisedon me vajzat.’
-Tak … tak trokiti Todi i vendosur.
-Kush është- pyeti vajza e ndrojtur!
-Jam Todi.
-Mos ki frikë moj Vitë e dashur,
hape se jam i lodhur. Kam nevojë të spjegohem, të bisedojme shtruar bashkë.
Ajo u drodh nga zëri i panjohur por që ju duk lutës e i çiltër…
– Frikë mund të kenë ata, që nuk përballen me burra,por me gra e vajza.
– Todi u çudit nga zëri i vendosur i arësyes së saj.Dera u hap !
– Ajo kur grindej ishte dhe më e bukur e ai u mahnit nga bukuria e saj. Flokët e gjatë pis të zeza gjer në mes dallgëzoheshin nga fundi! Rrathët e syve po zbeheshin në lejla të errët . Dukej ,që e kishte munduar shumë veten! Sytë kishin marrë nje blu të ndezur prej grintës që i vinte me nje avull nga brënda e faqet i merrnin nje ngjyrë rozë.Fustani i kaltër që kishte veshur kishte një rrip te lidhur e mesi i saj kishte nje hollesi rrethore.
– Vitë mos e gjyko veten dhe mua . Kështu qënka shkruar fati jonë. Ajo u ul përsëri në cep të krevatit mbi kuverten e bardhë e po qante me denesa të mbytura! Todi e la pak ashtu , por iu shtrydh zemra që e kishte berë të vuante atë pjesë të shtrenjtë të shpirtit të tij! E ku ka burrëri para një vajze krejt të pafajshme? Dhimbshuria sikur po matej
– me ndjenjën e dashurisë, Ju ul në gjunjë dhe i fshiu lotët.
– Ajo po e veshtronte me bisht të syrit. Ishte një djalë esmer, me vetullaqe merrin për lart e flokëtë dendur!
Drita e syve rrezatonte dashuri e mirësi. U përpoq të shihte një lloj pendese por jo. Dukej i vendosur e i përmbajtur .
-Do më kthesh mbrapsh në familjen time? Po ti kishte ndodhur motrës tënde? – e pyeti por duart s’po i shtërngonte fort.
-Vitë, as mos e ço nëpër mënd këtë! Unë të dua më shumë se veten time e do të mbroj,po aq sa të dua. Më fal për rrëmbimin ,por nuk më dhanë asnjë mundësi tjeter.
Kurse motër,përveç nuses së vëllait Marinë nuk kam! Jemi rritur dy vëllezer jetimë! Nëna dhe babai vdiqën nga sëmundja e kolerës.
Shtëpinë e kemi në një qytezë të vogël por s’mundtë dërgoj atje pranë Marisë e femijëve ,qe i dua shume. Jemi ketu në besë dhe vetem të lutem mos dil jashtë.
Po ta gjesh portën e madhe hapur moj Vita do të ikësh? – e pyeti ai i merakosur!
Ajo në vënd të përgjigjes hapi kuvertën e e raskapitur u shtri ne shtrat me kurriz nga Todi.Sikur po e pranonte fatin e saj!
Ai e lëmoi lehtë tek flokët! Ajo ndjeu për herë të parë dorën e një burri te dashuruar e u ndje më e sigurt.
– Vita ime, kam sjellë dhurata per ty zemer,a do i shohesh?
– Ndjehem e cfilitur Todi, i shohim bashkë nesër!
– Mirë, Ylli im ,neser ato dhe ti do rrezatoni me shumë. Ishte një natë me Hënë ,që donte e pak netë të bëhesh e plotë. Venusi dridhej e sikur i afrohej asaj për të pasur të njejtin vezullim!

Vijon…….