Jovani u bë vrer..- Copëza jete – Tregime me ngjarje të vërteta nga de kaluara!- Zoica Gjolla Popi
– Tregime me ngjarje të vërteta nga de kaluara!
–
Copëza jete……
– Jovani u bë vrer. Ishte ulur pranë oxhakut e po grinte gjethet e duhanit më të fortë,që e kishte mbjellë vetë.
– Baba u helmove me këtë të shkretë -i tha Dima e i solli një gote qumësht
– dele të ngrohtë me ajkë ,siç i pëlqente atij.
– Ah moj bijë, po rritesh tani bashkë me Marinë do bëni të gjitha punët siç ju ka mësuar Vitoja…. e psherëtiu thellë.
– Vëllai i Jovanit Vasili ishte trupgjatë e përkulej kur hynte në derë! E kuptonte gjendjen e të vëllait e cdo natë të tre vëllezërit i pleqeronin bisedat bashkë.
– Ah more vëlla tre here erdhi e tu lut lajmesi i Todit për Viton e ti e ktheve mbrapsht!
– Po si t’ja bëja ? -ngriti kokën e u panë sy më sy.
– – Tre herë e sqarova që vajzën e kisha të fejuar vite më parë.Nuk i falet turpi e sherri që më la pas.
– Trima me gratë… rrëmbim përjetë a vdekje… ah Vitë e mira e babait. Si nuk ma mori mëndja të të ruaja moj bijë? Unë Jovan Janku,s’dita të mbroj time bijë e akoma nuk di ç’të bëj.
– A ia ktheve bizhuterite e dhuratat ish krushkut?
– Po dërgova lajmësin e as e kishte degjuar,
– por ashpër ishte përgjigjur, se kjo punë nuk do të mbaronte këtu e i kishte perplasur derën para fytyrës…. Turp e jazëk ju qoftë!
– U turpërova more vellezër, ne Jankët që nuk kemi turbulluar asnjehere ujrat , por kemi ndihmuar e parë punën tonë.Na mbeti turpi ne dere!
– Jemi mes dy zjarresh baba- nderhyri Andoni, që merrte pjese në biseda e i vinte keq pēr tē atin. Ai kishte qënë shume i lidhur me Viton e ishte gati te jepte jeten per të po ta kërkonte puna!As e bukura dhe e ēmbla Sofi nuk e qetesonte dot!
– -Mbase është mirë more Andon! Ai e ka dashur pa e rrembeu. Nuk besoj të trajtohet keq.
– As dua ta di. mënyra si e rrëmbeu me zor motrën time, duke na lënë turpin e në hasmēri me ish krushqinë që s’e dime çfarë mëndje kanē për të marrë hak. Kjo më takon vetëm mua!
– Mos Andon, do të vrasin! Ti je shpirt njeriu, unë të njoh mirë . Sado i irrituar të jesh nuk vret dot njeri. Po hyre në gjak me breza nuk shpëton dot prej tij e hodhi sytë e përlotur nga binjakët qe flinin të qetë. Atij iu shtrydh zemra por në mëndjen e tij ishte turpi që e vuante tërë fisi i Jankëve.
Viton pasi ia zgjidhën gojën e duart e dërguan në sarajet e Beut! Beu kishte dy vajza gati moshatare me Viton! I kishin bere dhomen gati e e shoqeruan të bente nje banje! Ato shtangen nga bukuria e saj pas dushit ku u vesh me rrobat e reja qe ia kishin bere gati.
Mëngjesi i kishte shpërthyer rrezet e para e dita po merrte driten e ngrohtësinë e tij.
Bejleresha qe trokiti në dhomën e Vitos, u çudit që ajo tërë naten kishte qarë në cep tē krevatit e s’ishte veshur me rrobat e gjumit!
I erdhi keq,që ajo ishte mbledhur një dorë. Gruaja i kuptoi vendet që e kishin lidhur e pa një njollë të kuqe gjaku te mbledhur në gushën e bukur . Gjithashtu e mori me mënd luften fizike dhe shpirtërore të saj!
– Vita duhet te hash ushqim, ta sjellim këtu në dhomë derisa te kthehet Todi,që bashkë me djalin tim kanë shkuar për tregëti! Ndjehu si ne shtepine tende! Ia lëmoi flokët e i tha vajzave ta linin te qetë. Vitoja u drodh kur degjoi për herë të parë emrin e Todit.
– Cili është? Si është i ri apo i vjetër e plot pyetje që i vinin ndermend . Shtërngonte grushtet e qante nga inati!
– Nga dritarja që ishte me hekura ajo filloi te merrte frymë lirisht nga freskia e natës! Sikur iu mbushën mushkëritë e zemra s’po e shterngonte më. Disku i Artë i gjysëm hënës rresatonte ne dukje dhe dhomën e saj . Ajo nuk arriti të shihte gjithçka të bukur në dhomë pasi akoma ishte grinta që ndjente akoma. Ashtu e lodhur u shtri ne krevat e ra në një gjumë të thellë.
– Autore: Zoica Popi Gjolla
– Albania!
–
– Vijon