November 21, 2024

Copëza jete.. – Tregime me ngjarje të vërteta nga e kaluara e largët – Zoica Gjolla Popi

Vijon…..
Tregime me ngjarje të vërteta nga e kaluara e largët.
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Copëza jete…

Shpresonin për ditë më të bardha paskëtaj,me dhimbjen në shpirt për humbjen e nënës së tyre. Vitoja i përgjigjej pyetjeve të dy motrave e dy vëllezërve se ku mund të ishte nëna Tanka.
– Dua nënën e kerkonte i vogli! Ti Vita nuk i bën kuleçët e shijshëm grindej nga mungesa e saj.
– Sa herë të ngresh kokën lart në qiell,nënë Tanka na buzëqesh e êshtë bërë engjëlli ynë.
– Tamam, si përrallat që na tregon?
– Po por kjo është e vërtetë -psherëtinte ajo.
– Jovanit i pikonte në zemër që Vitoja lodhej shumë!Ajo nuk i ankohej asnjehere , por vajza ishte dobësuar! Poshtë syve në ngjyrën e kaltër i bëheshin hera herës rrathë mavi. Me lëkurën ngjyre gruri dhe flokët e gjatë pis të zeza anonte nga brunet me sy te kaltër . Hera herës retina i zmadhohej në blu të erret.Bukuria e saj të bënte ndonjëherë të shtangeshe kur e kishe perballë.
– Jovani e kërkoi shpejt nusen e Andonit e krushku ,që ia dinte hallin i tha te vinin ta merrnin Sofinë vajzën e tij te dytë.
– Ata ishin nga Llënga e Pogradecit! Kur e sollën nusen e pritën hareshem e gjithë familja e madhe! Nje bjonde natyrale me sy teëzinj e buze te fryra vishnje e kishin tërhequr Andonin qysh me shikimin e parë. Ishin nje çift sikur kishin lindur për njëri tjetrin. Ishte e urtë e shumë punëtore.
– Vitë moj Vitë -i tha një ditë ,më duket se kam mbetur shtatzënë.
– C’farë surprizë e bukur – i tha Vita duke e perqafuar e përlotur nga gëzimi.
– Kur erdhi dita për të lindur Sofia u mundua shumë,por bëri dy binjakë ,një djalë e një vajzë. Do ia vemë emrin Tanka -tha Andoni që provonte ndjesinë e bukur të babait për herë të parë!
– T’ju rrojne e me jetë e fat i uronin të gjithë duke sjellë dhuratat !
– Hajde gjysh hajde.. ngacmonin vëllezërit Jovanin, që shkëlqente pas aq vitesh nga humbja e Tankës,i bërë shend e verë.
– Një ditë të bukur plot diell Vitoja me Sofine shkuan ne lumë per te larë leshin rud nga delet e qethura!
– Herë pas here me shkumbën e bardhë ia hidhnin njëra tjetres duke qeshur! Sapo Vita po lante fytyrën,kaluan pranë tyre tre burra të gjate e te pashëm! Ato u strukën të dyja e lidhën shpejt shaminë e kokes! Njerit prej tyre i veshur shik hera heres ndalonte e kthente kokën pas.Ai kishte pikasur bukurinë e Vitos.Nga fustani i lagur i ngjitur pas trupit ai pa format e mbeti i mahnitur!Pranë tij kaloi xha Kozmai i ngarkuar me një thes miell!
– E kuptoi që ai ishte tregëtari që ishte bashkëpunëtor me beun e fshatit qe po ecte para me djalin e tij!
– Nga xhepi i shkëlqente zinxhiri i një ore të florinjtë! Tregonin që kur ishte bari,vazhdonte një shkollë kur veronin në Greqi! Ishte djalë i pashem, me trup të gjate , shpatulla të gjera. Sytë e tij te zinj e qepikët e dendur sikur të impononin me një buzeëqeshje nje respekt per të! Flokët gështenjë të erret ishin të dendur e të kthyer pak anash!
– – Mirëdita or mik!
– Xha Jorgji uli thesin duke e parë drejt e në sy! Ishte i gatshëm ta dëgjonte me vëmëndje!
– A ,mund ta di të kujt janë ato dy gra që po lanin në lumë .
– Ajo flokëverdha eshte nusja e Andon Jankut kurse tjetra kunata e saj vajza e Jovan Jankut!
– Mu dukën si dy kushurirat e mia – I tha shpejt për tu shfaqsuar.
– Ditën e mirë…. u përshëndetën njëherësh.
– Një natë kur fëmijët flinin e gratë e vajzat e Jankëve po thurnin fanellat e porositura për tu shitur dëgjuan që u hap lesa e tyre. Ishte nata që, burrat e fshatit merreshin me pregatitjen e drurëve në pyll! Zakonisht rrinin tre dite e netë pa u kthyer në shtëpi! Gratë të trembura mbanin shtizat pa luajtur duart! Dera u hap me forcë dhe behën tre burra të armatosur.
– Çfarë kërkoni e kush jeni? – pyeti nava e parë.
– Ato pa folur ia ngulën sytë Vitos .
– Mos u trëmbni. Nuk ju bëjmë asgjë! Ti do të vish me ne pabërë zë.
– Të shkretat gra u lebetitën po kujt ti kërkonin ndihmë?Ata ishin të vendosur e të armatosur!
– Gratë të tmerruara rrethuan Viton për ta mbrojtur! Në kohën kur ata hapën rrethin e grave po e terhiqnin Viton ajo e shkathët u kap pas drurit, që mbante traun e shtëpisë, E shterngonte aq fort,sa ata nuk e shqisnin dot. Kur e pa,që iu prenë forcat ajo thirri ….. baba… Andon .. ndihmë …. ndihmë… po më rrëmbejnë e i godiste me bërryla e shqelma deri sa ata e terhoqën zvarrë nga dera. Gjithçka ishte përgatitur e llogaritur mirë.Me shpejtësi e hipën Viton, që qante e hakërrohej se do i vriste.,
– Në lundër e si lundertare të zot, kalonin me shpejtësi nëpër rrjedhën e lumit! Kishin urdhër ( njëri ishte vëllai i Todit tregëtarit, kurse tre të tjerë kushurinj të tyre) që të mos i preknin asnjë fije floku e po te kundërshtonte!
– Por Vito qante, me ulërimë e ia lidhen gojën! Nuk e kuptonin kue gjente forcën ajo vajzë e re! Kërkonte të hidhej nga lundra në një rrjedhë të rrezikshme! Ata po rrezikonin të tërë, gati të mbyteshin pasi ajo kërkonte ta kthente lundrën përmbys. Njëri i lidhi duart e ia vuri gykën e pushkës mu në qafën duke ia ngritur kokën lart!
– – lëvizjen më të vogël do ta shkrep- iu hakërrua ai.
– Shkrepe -i tha ajo e vendosur më mirë e vdekur se e gjallë.
– Kur zbritën naten në tokë…. lajmi kishte marrë dhenë ne fshat e deri tek burrat në pyll.
– Si… ma rrembyen Viton?
– Motren time.. kur …. kush shterngonte duart Andoni duke ikur me vrap nëpër natë! Zëri i tij, nga akorda që nuk e përmbanin dot gjëmonte nëpër natë… Vito…Vito … moter .. zemër e vëllait ku je? Kudo,që të jesh vëllai do ta marri hakun e i lutesh perendisë vetëm të ishte gjallë.

– Vijon