November 21, 2024

Loti i një pulbardhe – Zoica Gjolla Popi

Poezi

Zoica Gjolla Popi

Loti i një pulbardhe

Natyra ia fali virgjërinë
vështrimit tim përdëllues
Ndërsa unë…. ah unë
lotin e ngrirë
do ia fal një pulëbardhe.

Kujt mund tia tregoj këtë të fshehtë?
Askujt!!

Po sikur me keqardhjen
të fluturojë e të nxjerrë një tingull të pazakontë
me rrahjekrahësh të lirë
me qiellin e paqtë pa redyndjesh?

Virgjëri natyre në ngjyra shprese më terheq
më ndjell …

Në shtëllungën e cigares
së ndezur
gishtërinjtë sikur e kanë harruar
hirin e mbetur në vetminë me gotën e verës së kuqe gjysëmpirë…..

Sa doja ta pije me fund
pa dehu të shkretën njëherë
në fjalë të pamenduara të arësyes
shplodhe ngërćin e mendimit..!!

Mos u druaj
rënko, këndo,
shfryhu në kurthin e dehjes…..
Unë…… eh unë….
të ftoj ta kercejmë në një tango
ritmin e jetës.

A do mundem?

Ti do të habitesh në tërheqjen
të shtangësh me finesen lozonjare
nëse e kam mbeshtetur kokën në supin tënd
e pse perkedhelem ne fjalën e ciltër…

Dije se fshihem!!

Se melodia e tangos
loz me shpirtin tim
dy përballësh
lumturi mbi plagë
shpresë në lëkundje
që don e s’don të jepet
në natën e qetë…..
në folezën e mbetur
rreshqiti loti i një pulbardhe.

17/5/2021
Angli
Albania