November 21, 2024

Dashuri, mbretëreshë kështjellash – Zoica Gjolla Popi

Poezi
Titulli: Dashuri, mbretëreshë kështjellash
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania!

Më erdhet ne rrugë malli
si dy zogj ne fluturim
as ju pashë e as ju preka
tek ju mbeti shpirti im.

dëshirat mbyllur në kafaze
kyçur hekurat në trishtim
një grusht të fortë më dha fati
i bardhë qoftë
mos ngeltë jetim!

Do tund fort hekurfortët
me dhëmbë nervat do ti grijnë
kam nje grintë fuqi furtune
mos mbetem fillikat aty.

Se kam një nënë që do kripe detin
dy pëllumba në mergim
për atë Zot e jepkam shpirtin
bukë e kripë , tok të rrimë.

Bekuar buka, qumështi i gjirit
në pragun e Rozafës do ju pres
po pse ka aq shume dashuri
që,as te fle nuk me le?

O dashuri,fuqi Hyjnore!
në keshtjella,Mbretëreshë rri
sa themele ke forcuar?
folklor në lahuta?
vals në violinë?