November 21, 2024

Bekona Madhëri! – Zoica Gjolla Popi

Poezi
Titulli: Bekona Madhëri!
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Në buzëtharë kripë e lotit
në faqe tharë rrëkezat vragë
vragë në palcën e shpirtit të lodhur
ku më ndoqe ,vallë?

Ku më gjete, ku më zure
në cilën molekulë më hyre
në cilën provë më vure
me koken duartshtërnguar
Ikkkkkk ……!!!! të thërras
akoma ….më ndjek nga pas?

Dhimbjet seç mi mblodhe
mollëzave pluhur lejla hodhe
më lodhe rraskapite
nga vetja herë dal
përmendem si e marrë….
në cilën anë,vallë jam?

Ha ha don ta dish….
sekretet s’mi përpinë…..!!

Me tërë botën dashuruar
me duart që më dridhen
zemres qe më hidhet
me të crregulltën aritmi ……

Me diellin ledhatuar
me hiret e mia mbuluar
sykalterat rrezatuar
i zhys në fantazi…..

Sa shumë,që paskam parë
sa shumë qeshur e qarë
sa shumë,paskam për të falur
Dritë Dielli,Ndricim Hëne
nga rugë e Qumështit kur më thërrite
gjithësinë habite
Hallall qumeshtin e gjirit,moj Bijë!

Po ,pse aq dashuri
për pleqtë e për fëmijë
për të skamurit, jetimët
lypësat dorështrirë
pa ngjyra racash,
bardhë, verdhë, të kuq, të zinj…
me parzmoren e fjalës, LIRI?

Të lutem
të gjynjëzohem,
të falem,
te pergjerohem,
të yshtem, mos mëkatohem
paçka ……se jam Njeri!

Falmë të lutem,
mëshiromë të lutem ,
te puth dorën e perlotur
me hirin tënd të peërshpirtjes…

Lule na u beftë jeta…’
kurore Mbreterie,
degë ullinjsh në paqe
Bekona Madhëri!