November 21, 2024

Le të dehemi si të marrë – Zoica Gjolla Popi

Poezi

Titulli: Le të dehemi si të marrë
Autore Zoica Gjolla Popi

Lërmëni këtë fundjavë të dehem
me fund kupën e verës se kuqe ta pijë
le ta rrëkëllej atë disa herë
të harroj dhimbjen thikë në shpinë.

Më vini ju lutem muzikë dhome
e vetme të vallëzoj me vetminë
paçka që fryma po më merret
nga mushkëritë që plagë më grijn.

Harrova
rrotullohem
u shurdhova
pak degjohem
u lodha
u venita
u lëshova
u kapita
Por kupën me verën e kuqe
përsëri e pi me fund… pa fund.

Oh…. e mbaj me duart
që më dridhen
me këmbët që më mpihen
as vetën spo e njoh
e kuptoni si jam
çka është , cç’ka kam
rrotullohem e vetmuar
e përthyer, e gjymtuar
por jo e gjunjëzuar!

Hëëëm ….kur vera e ëmbël mbi
gushë e
gjoks të më pikojë
ç’farë thoni ç’të bëj?

Më lini të ulëras
të mbaj tëmthat me duar
jam unë….. po unë jam
ç’farë bëra,se di ç’kam
u
trullosa
mos u marrosa?
këmbët pa ritëm kërcas
ç’po bëj, ku jam?
muzikën e dhomës herë eshuaj herë e buças
se më vjen inat
ashtu të pëllcas….

Krrau… ku ku ku
hiqmu kukuvajkë
lërmë të pijë, të dehem
mos e çani kokën
kam plot vere për të gjithë
një fuçi e plot domixhanë.

Me kupën plot verë do i thyej xhamat
me lugën e florinjtë
me ninullën e fluturave
në finesën e perdeve do vështroj
nëpër klinikat e covitit do fluturoj
bashkëvuajtesit ti kungoj.

Shëëëët ju të tjerët….. heshtni
jam unë e dehura
e krehura e pakrehura
e çmendura prej dhimbjes….

Ej ….ju laboratorë….. te lodhur hidhini epruvetat
mosni se jam e marrë
nga dhimbjet e perdalë
bini ju tramundana
bini ju taborë
ashtu me syte e zmadhuar
prej dhimbjes tërbuar
Hej.. hej…. sbpirtin e ka i Gjithmëshirshmi në dorë!

Nuk ju shqitem do ju ngjitem
me forcën e së dehurës do këlthas
mbi ballin e dersirë si hijeverdhë
çohuni more mjeranë..!
mos u gënjeni me vegime
në kurthe gjer në agime
do ju tërheq zvarrë
fryma pa ju dalë
jam e çmëndura e përdalë
ngrini kupat me mushtin e verës së kuqe
mos e çani kokën
ka dhe verë të bardhë
plot fuçitë e domixhanë!

Pini…. të pijmë të gjithë
të dehemi të tërë
deri të djelën në orën dymbëdhjtë
kur lavjerrësi të lëkundet, sekondi të mos tundet
dingdongu i natës të bjerë
u lodha…… shëët….. gjumë të ëmbël e të thellë!