November 21, 2024

Mes lule margaritash – Zoica Gjolla Popi

Gëzuar poetë e lexues të dashur , Ditën botërore të Poezisë!

Poezi

Marre nga libri” Vals i dashurisë”

Mes lule margaritash

Dorë për dore me finesë
mes lule margaritash e lashë zemrën
zemra Jetë
jeta, Zemër që rreh
në shkëlqim verbues rrethon diellin , duke u falur.

Mos më thuaj,që se le dhe ti
mos më thuaj, që s’e sheh ti

Në një mpiksje sado te vogël
gjithçka mbetet pezull
një ftohje , që te ngrin
në dhimbje , që këlthet e heshtur
në lotë pa qarë
në jetë të pandarë
me ty……. për ty…

Nëma dorën…
nga vjen kjo dridhje e nëmur
në heshtjen e vjedhur
në hutimin e mbledhur
bertit sa të duash…

Çelin margaritat e kështu!