Melodi e shpirtit – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Melodi e shpirtit
Gjuhëëmbëli shpirt
si belbëzimet e foshnje
që përcillen me shikimin në kaltërsinë e qiellit.
Ç’ja lëngëzon
dritëqeshja retinen e shkruar
në hutim rrezesh
në çiltërsinë ku shpërthejnë tinguj
në tërheqje binjakëzimi dy notëshe.
Në melodi që dy shpirtëra dinë ta këndojnë
ç’ja mori ngjyrat
rrezediellit duke u bë fluror
në orbitën e tokës me avujt e tij.
Në afshe rrotulluese
në një vallëzim planetesh
në ngazëllim njerëzor
puthu me paqen
shpirt H