Në breg – Zoica Gjolla Popi
Në breg
A mund të thahet
një det nga ujrat?
a mund të lundrosh
në një oqean pa dallgë?
Zhurmëvalat valëzojnë
kur lahen yjet
e unë tërhiqem
nga shkumbëbardha
përplasur në shkëmbinj
të bardhë.
Kapem
pas një fikusi të gjelbër
mbirë vetë në breg
mes pikëlave uji të kripur
në rrënjënjelmëta rritur,
por i freskët,në gjetheplota
në njomështi përtëritur.