Melodi nën zë
Imitoje këngën e zogjve
në kompozimin e një melodie
ndille një cicërimë ndryshe,
që këndohet pa zë,
që të fundos e të ngre.
Akordoje një tel
nga çakordimi
një zë gryke del,
që merret, por s’shuhet,
që meket, por s’jepet.
Në një hark vetëtimash
shkrepëtimat kanë zë.