November 21, 2024

Kujtim në vjeshtë – Zoica Gjolla Popi

Le ta zbulojme bashkë librin e 7të,që është redaktuar! Sigurisht ju jeni frymëzuesit e mi!
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania

Kujtim në vjeshtë

Vjeshtë
Lagura mbi të
Gjethe zverdhur poshtë e rënë
Seç më bën të ndjehemi
E trishtë pas dore lënë.

Vjeshtë lagura nën të
Bari i zverdhur vende – vende
Gjethe rëna një nga një
Rrënjë bari nën vete.

Shumë zogj kanë shtegtuar
Ashtu si unë ashtu si ti
Por një tufë harabelash
Më kujtojnë se ka dhe kthim.

Ah, në u kthefsha edhe një herë
Dhembjen e këmbëve ta ndjej
Gjunjëzuar gjunjëprerë
I shtrirë në tokë përdhe.

Mos bëj be për kokën tënde
Vjeshtë e parë nuk do më zërë
Mos ngelte gjethe nëpër degë
Mos ngeltë bar i mbirë në dhe!

Ah, u bëfsha edhe një herë
Shtrat prej gjethesh të rëna
Me parfum vjeshte do të spërkas
Të mos kujtosh vjeshtat e lëna!

Greqi…. 2005