November 21, 2024

Zinxhiri i kohës – Zoica Gjolla Popi

Poezi

Titulli: Zinxhiri i kohës
Autore : Zoica Gjolla Popi
30 Gusht ora 22 ‘30
Albania

Poezi

Zinxhiri i kohës

Merri furtunë me vehte
shtyji sa të duash
retë gri të errët
në blu akoma më të errta.

Për të shkulur nga truri
mendimin
e lodhur të cfilitur
në rrënjën e tij
por që s’do të ndalet.

Netët i bën të mos flenë
e pse gogësijnë
ditët i bën të nxehen
në kërcitje dhëmbësh
që akoma dëgjohen.

Në kafshimin e buzës
për të mos nxjerrë
sikur e padashur
zërin e pyetjes
ç’farë na u bë?

Mos u mërzit
ngushëllimi ulëret
në urtësinë e tij
dale ku shkoni?

Duke treguar
me gisht horizontin
nuk është fundi i botës!

Për çudi të të gjithëve
zëri kthehet në kumbime
në kumbim të pangjashëm
me çmendurine e tij.

Çmësojeni!

Atë të jetojë për vehte
se deri tani kjo botë e marrë
është dashuruar me të tjerët
me fuqinë në formën urdhërore
ti……..ju…… ata
Varg i pakëputur
në zinxhirin e kohës.