November 21, 2024

Skllave në dashuri – Zoica Gjolla Popi

Edhe pse është shkruar 40 vite më parë besoj, që lexuesi im do ta gjeje veten.
Ditë të mbarē!

Zoica Gjolla Popi
Albania

Skllave në dashuri

Jam skllave e një simpatie në sekond
E një dashurie të përjetshme
Lermë pak të lirë
Jo në çdo moment
Të të ndjej, të të mendoj
Të lutem mos të marrim frymë njëkohësisht
Kemi një diferencë në lindje
Kemi lindur nga dy nëna të ndryshme
Kot ja mbush mendjen vehtes
Le të ndjehem skllavja më besnike
E dashurisë njerëzore.

Elbasan…..Gusht.. 1981