November 21, 2024

Njatjeta Thesaloniki – Zoica Gjolla Popi

Poezi
Titulli: Njatjeta Thesaloniki
Autore:Zoica Gjolla Popi
Albania

Njatjeta Thesaloniki!

qytet që s’fle
kur shkëlqimin e dritave merr hëna
magjinë e perëndimit lë dielli.
Lërmë njëzetë e katër orë
të jem e jotja
siç dua unë
e siç do ti.

Me çiftetelin e buzuqeve nëpër natë
nga puthja e buzëve
të skuqen trëndafilat.

Unë e dehura,pranoj se jam e jotja
ashtu… mes aromës së parfumeve
mes akustikës e përlotur
hedh vallen greke mbi tryezë.

Eh….. ç’i hedh këmbët
përplas duart mes petaleve
sa të gjithë të ndalin pijen
të shohin të çuditur……

Si unë nomadja e marrë
jam e gjitha për një moment
e jotja….. vetëm e jotja
trup e shpirt…
Ngre dolli për ty
ej…… ej…bekuar Thesaloniki
je dita e nata, që s’fle
liman me reflekse parajse

Njatjeta Thesaloniki!

Shkruar….. poezia me foton
4/9/2004
Selanik
Greqi