Loti i penduar – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Zoica Gjolla Popi
Titulli: Loti i penduar
Albania
Dy cigare të tymosur
shije nikotinë përzier
përgjysëm në një tavëll
me shtëllungën fjollë të lehtë.
S’u çudita kur dëgjova
grindje ngjitur dhomës time
ulërima, çmënduri
aromë pijesh ndenjur binte.
Nga natyra s’jam kurioz
por një indiferent i rrallë
natë e sotme s’paska fund
me të sharë e me të qarë.
Mendova janë dy të dashur
me një xhelozi të marrë
le të shahen, le të grinden
të thyejnë gotat e kristaltë.
Fukaraçkë të mora qene
nxirri këtu të gjitha paratë
do të varë me gjuhën jashtë
prostitutë e përdalë!
Lot pendese në ngashërim
vajzë e gjorë qante, qante
gëlltitja e tyre zuri fytin tim
telefoni s’mbeti varur