Bylbyl i malit – Zoica Gjolla Popi
Zoica Gjolla Popi
Albania
Bylbyl i malit
Përse kokën paskan ulur malet
në kreshtën në ngjyrë qumështi të larë
mos një bylbyl rrinë i tulatur
plagosur nga dashuri e parë?
Por sa shumë paska kënduar
kërkuar vehten për ta marrë
sa zëri i qenka zënë
e s’këndon si më parë.
Eja bylbyl i malit
në mes pyllit në hapsirën e paanë
mos qaj ti shpirt i vogël
plaga do kohë për tu ngjall.
Merre
merre këngën shtruar
ligjëro si më parë
bëji erëzat malore të fryjnë
aromë trëndeline të mbajnë.