Në barin e natës – Zoica Gjolla Popi
Poezi
Titulli: Në barin e natës
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania
I bie moj një kitare
në një bar të natës-o
seç mu shkul kjo zemra fare
nga një lot padashur rënë.
Ah sa bukur që i bie
e këndon përmallur-ë
përkunden në gjumë klientët
vallë këndon, a qan nën zë?
Përse u drodh shpirti im
në melodinë e mallit tënd?
mbase dashuri e lindur
mbase dashuri e lënë.
U bëftë në mijëra ciflash
gotë e rënë padashur-ë
sonte në barin e natës
do të pij, le të dehem-o.
Grece
1/1/2000
Foto,kujtim kur pushonim me çadër në Golem. Qysh në adoleshencë pasioni im për gatimin dhe poezinë.