Dhimbja – Zoica Gjolla Popi
Dhimbja
Dhimbja në faqet e çjerra
ka vënë kujen
si qyqe këndon
në ding dongun e këmbanës që bie
nuk lëviz , aty qëndron.
E hutuar me shpatulla pas murit
të ndjehet e qetë kërkon
në buzët vishnje të thara
e etur për një fjalë që s’e dëgjon.
Të largohet që aty s’e ka të lehtë
të qëndrojë aty nuk mundet më
një ëndërr e largët e përkëdhel
do vijë një ditë
do ta zërë.