November 21, 2024

Më fal!- Zoica Gjolla Popi

Më fal!

Më fal, i shtrenjti im
s’i kemi thënë të gjitha
as dhënë të gjitha
sepse një Univers s’është shumë.
për një fuqi dashurie
që s’ka fund…
Më fal, i shtrenjti im
që të dua kaq shumë
vec për vete
a është mirë
ta lësh shpirtin në dorë
sa të dhimbset vetja?
Më fal, i shtrenjti im
që s’di të dashuroj ndryshe
përse m’i mblodhe ëndrrat
të flenë me ty
Kam frikë se ndjenja,
thellë-thellë brenda qenies sime
me cicërimën e zogjve
në pranverën e harlisur
krijojnë një melodi
e zgjojnë një Yll
ashtu si nëpër ëndrra.
Më fal… i shtrenjti im!