Dua të rend – Zoica Gjolla Popi
Dua të rend
Dua të rend
pa e kthyer kokën prapa
e sapozgjuar
shpresa sytë të m’i lajë
lotin qerpikut të ma thajë…
Sa e vogël, aq e madhe
bota ime
plaga ime
nazemadhe…
Mbledhur një dorë
dridhem si zogu i sapodalë
e hutuar nga një rrezedrite
e shpërthyer, e papare.
Pafsh me sytë e diellit
qielli ngjyrën ma ka falur
hej… hej… krahë engjëjsh
përtej horizontit qenkan çfaqur!!
Ndalu… ndalu… ku shkon…
qiell e tokë a i bashkon?
moj e marrë, moj e mirë
mbi plagë, gjeje lumturinë!