November 24, 2024

Përse te hesht? – Zoica Gjolla Popi

Poezi
Autore: Zoica Gjolla Popi
Titulli: Përse te hesht?
Albania

Me pyetje boshe
pret përgjigje te plota?
e çudiçme!
ngjajmë si dy pika uji
mos vallë i bën padashur?

Ëndërroj të jetë ashtu,
se po më shembet mali i mallit
Kapmë! Shtërngomë të lutem
rrëshqas….ekuilibri më lëkundet në marramëndjen e pergjigjes pa zë.

Thuamë
përse të hesht?
për sa kohe në tezjah
të thuret heshtja ime?

Jam njeri!

Hej … hej mblidhe mëndjen
Dua te çirrem,
këmbet ti përplas
dyert ti kërcas !
veri , furtunë le te vijë.

Ah …moj e drejtë
kërkojnë të të fshehin
Prapa Diellit nuk shkon dot
se ti rrezaton refleks rubini prej tij.
Fjala ngec me lotin ne grykë

Pëshpërit….. shëëëët…
e thëna me të pathënën .

unë?
jo,jo more,
gagaçe me zor s’mund të jem.

Jam unë!

me cicerimën e zogjve
këndoja ninullë
sa
për te qeshur më vjen
në netët verore plot yje
të gënjeja … ha ha sikur jashtë binte shi e pikonte mbi një llamarine pik…. pik…. pik….
derisa mbylleshin te kthyerat
qerpikë.

Ah të urtët,
në gjurmët e durimit ecin
udhëtarë të ngarkuar,në udhët e gjata
per to s’duhen fjalë të rënda mbi shpinë,
lënë,si gjurmë patkoi,nën këmbët e lodhura rrugëve të jetës.

Fjalëmbël ,Fjalëmirë
si shpirti prej shpirtit u shkrinë.