November 21, 2024

Mos e thyeni zemren – Zoica Gjolla Popi

Zoica Gjolla Popi
Albania
England

Mos e thyeni zemren

Mos ma thyej zemrën
as mos ma copto shpirtin
kur të të shkul s’mundem.
ma trego ti, çtë bëj?
mblidhet arësya në mpirje truri?

A rrëshket loti
pa lagur qerpikët?
s’do ia uroja askujt!

Mund të plagosem
por s’kam për tu rrëzuar
majëshigjeta s’mund ta gjuajë lëngimin
se na rrjedh gjaku
nga venat e një zemre
dashuri brënda dashurisë.

A ke dëgjuar për gulçet e heshtura
kur zgjojnë hapësirën e meteorëve të shkrirë?

Shkrehjet do ti hedh mbi
të grinjtat re
Me kokën lart e në pëllëmbe
do ta pres shiun
le të ma lagë fustanin
të më ngjitet pas trupit
të bëhem qull e tera
do vrapoj si e çmëndur.

Por do thahem me avullin e psherëtimave të mia.

Pash sytë e tu
ngjyrëshkruarat sy
aq shumë shkëlqim rrezedrite
në ngjashmëri binjake qiell e det, në shkrepje dielli.
Yllin e pagjumësinë në netët e panumërta
e pagëzova me emrin tënd.

Mos e bëj shpinën të kthehet
nga pesha e durimit
do marr forcën e një deveje
e pse e ngarkuar në mbingarkese
me fuqinë e lutjes do ta ysht
etjen në shkretëtire…..

Ah…… ah…….
mos e thyeni zemren
mos e coptoni shpirtin
duke fyer shenjtërinë
Dashuri!