November 23, 2024

Një jetë – Zoica Gjolla Popi

Një jetë

Shpirtin në duar t’kam lënë
vetja po më dhimbset
thua ëmbël që jam bërë
me një zemër më shumë…
nga ngazëllimi, aroma dehu lulet
pranvera si e çmendur
po vjen tek unë.

Do ta degdis mundimin
e marrtë lumi, e marrtë!
në një emër të vetëm
fatin e shkruar e gjetëm
të përbetuar thamë
përjetë do të mbetemi…

Sa thellë qenka shpirti
nuk meket, mos u tremb
në përplasje rrymash ajri
në mes dunash, në furtunë
kur thua që më ndjen
më shumë të dua unë.