November 23, 2024

Largomu, hije e vdekjes! – Zoica Gjolla Popi

Largomu, hije e vdekjes!

Pse ta fsheh?
puthja në pasionin tënd
nuk më ka shijuar…
më tërhoqe me lakmi
për të më prerë e gjunjëzuar.

As në buzë s’dije të puthje
nëpër trup po rrëshqisje
ndjeva sikur më përthithje
pranoje,që ishte jotja lajthitje!

Në lemëza vakët fërgëlloja
Vallë, ç’kërkoje nga un?!
ç’ligjërime do dëgjoje
jetëprerë të më lëndoje?…

Të tregova e turpëruar
të dy gjinjtë që do pikonin
për dy princa frelëshuar
duam Nënën…të kërkonin!

Ik, ik…merrmë, frikë!
vetëstolisurat shndrijnë
çmim i jetës…JETË
një kurorë në mbretëri.