December 3, 2024

E larë me yjet – Zoica Gjolla Popi

Zoica Gjolla Popi

E LARË ME YJET

Shtëpia botuese:

Sh.B Lena

Redaktor:

Dan Ibrahimi

Ballina:

Ardit Gashi

©Tëgjitha të drejtat i takojnë autorit

Zoica Gjolla Popi

E LARË ME YJET

Prishtinë, 2018

ZAMBAKU I BARDHË

E hodhe zambakun e bardhë
në dy dallgë
përpirë njëra tjetrën 
në shkumëvalë
degëkëputuri, petalebardhë
në dy shpirtra të lënduar
në një dhimbje të carë
ç’deshi vallë?

Ç’e tërhoqi aromënektarin
nga larg një pulëbardhë
e trembur, lozonjare
në një shkëmb myshqesh dalë
rrahu krahët në një klithmë gëzimi të paparë
me shpirtin vjen tek ti
a je aty pranë saj?

Me sqepin shtrënguar
pastë rrugën e mbarë
në gjatësi fluturimesh
të së njëjtës valë
me aromën të mbetur në trup

në një ind
në një venë
me dashurinë e marrë.

Shpirtra të bardhë
frymëmarrje në nektar
në më të bukurin 
zambak të bardhë…!

 

 

LOTI I NJË BURRI

Mos e përflisni lotin e një burri…!
Në sy të trishtuar
qerpikëve të dendur
kyçur në sekretin e shpirtit…


Ai lot
në dhimbjen e lumturimin 
e dashurisë së verbër
rrëshqiti në faqet 
e së bukurës së dheut

I shtrydhur nga rëndesa
e peshës së heshtjes
nga dendësia në nxehje
takim ftohje
në membranën e sedrës së vrarë

Oi oi …

lindi djalë pa faj…
në fatin e shpresuar…

Mbahu bre burrë
kur qan fshehurazi!

Zgjove një sirenë
në shkumëzim dallgësh

Lodrim valësh…
Në zhdërvjelltësinë e saj
po e mban në duar lutjesh…

S’u shkrika kripë e tij
në oqeanin blu
në pafundësi thellësish
në zhgënjim misteresh

në rubin mbetsh
për t’i rezistuar shpirtit të gruas!

 


RITUAL ZEMRASH

Më lër akoma

të flas ëmbël

mes dritës në lëndim 
lëndimit mes vuajtjesh…!

Bëmë…!

Pasion në shpërthim Vezuvi
je ti!

Folmë…!
Ëmbël …ëmbël…!
Fol për vete….!

Cili je ti që e bëre Etnen 
në llavën e saj
të ëndrrës
të nxehjes 
të shkrijë gjer në rrjedhje…?

Besim engjëjsh!

Ç’magnitudë…!
Ç’forcë graviteti…!
Lëkundje
shpërthim.

Ritual zemrash…!

I fuqishëm
i ndryshuar

i paprovuar
i shfrenuar!

A nuk e gjejmë sonte
në pafundësinë e natës së thellë
kryeveprën e shekullit,

ninullën e përjetshme të dashurisë….?!

Nina nana
ardhsh i bardhë…
në puthje shpirtrash
engjëjsh të bardhë…!

6 – 10 – 2018
Angli

ATËHERË…!

Sa bukur qeshnim
çuditëm gjithësinë…..!!

Tani ndjehem keq

të ridashurohem
në sy të qarë
për një shpirt të ndarë.

Ti kujton se akoma të dua?!

Kam frikë të shpresoj
në një trup të tunduar
në shqisa të goditura
nga habia, mëdyshja, vetmbyllja.

Sa desha të vrapoj,
t’i shpëtoj kësaj ndjenje
në orbitën e pasionit të lënduar…!

Ç’më mbeti në ritëm shpirti
në frymëmarrjen tënde…!

Akrepat orëmbetura
në melodinë e një tangoje
vallëzuar…ndjerë…valëzuar..
çuditën gjithësinë.

PËRFYTYRIMI

Ç’ia shkela syrin diellit
në qeshje çapkëne
e mbeta adoleshente e tij!

Pritje dite,
rrëmbim nëpër natë…..!!

Vetëtimthi në ngazëllim
ia nisën këngës bilbilat.

E si mund ta ndërroj atë dashuri
ku emocionet e gjithë qenies
shpërthyen njëherësh
duke më bërë skllave të një bote të tërë?

Larg qoftë mospëlqimi i asaj nate…!

Të betohem

në moskontroll rrahjesh
qëndrova ashtu e hutuar
në paqe të pakundërshtueshme

brenda vetes…!

Për momentin në lëshim të plotë
mbretëroi bindja e qartësisë hyjnore…!

2 – 10 – 2018
Angli

RIKTHEMË…!

E dua në përkryerje këtë natë
midis zjarrit ëndërrimtar

Lëri kapriciot

se qielli ndahet më dysh
në një vijë të padëshiruar.


Frikësohem mos gaboj
e mbetem mes dy shkëlqimesh
që ma vrasin dritësyrin….
venitje gri

thellësisht gri.

Rezistom!

Ti akoma më pëlqen…
do të vdes për ty…
mister i gjallë nuk jemi..??
Nëinkadeshenten e shpirtit 
dua të mbetem.

Rikthemë

nëngjyrën blu
thellësisht blu,
mëbëj të besoj se jam unike!

Po ta pëshpëritngadalë
ashtu ëmbël…ëmbël…
butë… butë…

Vetëm ti mund të më bësh
të pangjashme në ringjallje
vetëm ti…,

besomë…!!


1 – 10 – 2018
Angli

HËNËZO… VASHËZO…!

Lëre të qetë hënën
në vezullimin pak ndryshe sonte…

Mos më shtyj!

Hatërmbetura ajo

me kokën mënjanë loton
e lënduar, e malluar, e trishtë…

Gërsheta shpleksura hëne…

Afromë!!

Si t’i fshihet venusit
kur loti i saj rrëshqet
mbi faqet e tij?

Shtrëngomë!!

Sa të mbeten brenda teje
qirinjtë ndezurit yje
në drithërimë shpirtrash
marrëzisht të dashuruar

Hënëzo….vashëzo…!


Angli
30 – 9 – 2018

PENG VJESHTE

Ç’ngela peng vjeshte
në folezën me rrëshirë
lëmese gjurmëtrungu
aty ku shija e ëmbël vishnjëzoi buzët…!

Pastaj…përsëri…Pastaj…

Nënjë rrëshqitje yjesh 
në humbje ekuilibri
pa peshë, me dashje…
Kurorëpeme në një belbëzim …
mbretëresha ime..
vashëza ime…

qava e qesha
me emocionet e çekuilibruara!
Kur u shkarkuan vetëtimat
dhe ylberi u fsheh në një shtroje reje në tymnajë,

e mjera unë,
i shkreti ti…!

Ku u gjetëm në një rrugëëndërrash?

mbeta…
mbete

fuqi engjëlli në ekstazë shpirti…!!


Angli
28 – 9- 2018

BRUNES

Kërcejmëbrune

Nën një qiell plot naze
në provokim ngjyrash 
unë eti…!

Dashuri e ndezur
moshë shpirti ka

Mos u mësofsh 
me tjetër dashuri!

Lojë tinëzare
në rrëmbim yjesh
pse i shtange
ç’pate sonte ti?

Njëherë të më vdesësh
njëqind herë do të ngjallem
me aromën tënde
pansete do të mbijnë.

PIRATI I SHPIRTIT

Në çfarë mistere
piratërie shpirti me hyre?!

Si të rezistoj?

Shkundmë

aq sa gjethëzbuturat
të bien të gjitha
degët le të zhvishen 
në lakuriqësinë e tyre.

Dashuromë ndryshe!

Ç’i përfshiva nuancat e gjithë qiellit,
e ty te fala ngjyrën reflektuese!

Ç’më le viktimë
me një vështrim ngulitës!

E imja, e imja….!

Tani që kam frikënga emocionet e lira,
nga ato të ndrydhurat,
si t’ia bëj?

Mbeç  more pirat shpirti 
thellëshpirtit!

DASHURI PA FAJ

Në sy të lotuar Poezi

dhimbjen tënde mbaj

vështromë të lutem

të vjen keq kur qaj!

Në heshtjen e brengosur

dua të ulërij

mbi oshtimë dallgësh

si pas shkëmbit përplasem.

Pse do të mbetesh tokësor

në zemrën që rreh

me dashurinë në komë?

Dashuria që dhembi

mbeti te ty

me afshin e shpirtit

që u dogj aty.

Puthu me çiltërsinë time

o Njeri

thellë brenda zemrës

flakëron një shpirt i ri!

Do t’i lutem engjëllit

fuqi krahësh të më japë

dua të jem qiellore

në Dashuri pa faj…

Mos mbeç e shkretë

pa shpresë moj Jetë!!

DASHURI E MARRË

Folmë,

sonte me mua…
nëhënën plotëshënuar…!

A e di që dashuria është
e gjallë,
e pavdekshme, 
e marrë?

Bëmë, të çelem si gonxhe
petalembyllur, vesepikuar!

Tërhiqmë…!

Si të shpresoj pa u puthur,
si të puthem e pa shpresë?

E pakapshmja, në emocione
perleshumta vjen…..
Pa imitim,
pa limit…..

Eh….
Tëtretëmbetur,
ajër u bëfshin!

ËNDËRR E ÇMENDUR

Merrma mërmërimën 
në fjalët e përvëluara
që s’po m’i thua!

Gjëja më e bukur 
që do të na ndodhë.

Kapmënë rrëshqitjen e 
pasionit të tretur
diku aty ku fillon e s’mbaron

Nimfëu bëfsha
nëpër shkumë dallge
në ujëra që kripen
me lotët e magjisë lozonjare

Lërmëakoma në një zë fundor
në tinguj pianoje

Aja….aj….aj

Tëtulatem në çmendurinë 
e një ëndrre!


Angli
22 – 9 – 2018

VJESHTËZO…

Në ç’kolonë zanore ta vë shpirtin
kur rrezehëna thyhet përgjysmë
reflekton gjysmën e saj në ujëra
gjysmë e qeshur sonte
në gjysmën e saj të plotë?

Mos ma thyej nuancën e florinjtë
në kuqërreme të kadifenjtë!

Ç’do ta mbush prehrin

plot gjetherëna
shtrojengrohtë nusërie u bëftë!

Moj vogëlushe e përjetëshme
mos më rri trishtuar!

Plot pikla margaritari
flori të larë
fustanbardhë
lule bardha
gjethe verdhë
je vjeshtëzo moj e vogëlo…!

LULEZJARRI

Mbahu fort në ashtin tim
kur dënesa rrallohet
e psherëtima bashkë me qiellin
shkrihet në avuj
në një frymëmarrje
që askush s’ia di fundin.

Zjarr u bëfsha
për të mbirë mbi flakë
lulezjarri!

Ku të la fuqi e shkretë
magnetike,
në cilat pika
të horizontit të lëshoj?

Pendëlaguri pëllumb
gjethethatat i rrëzoi
në tinguj grykësor
në lirinë e të kënduarit.

Qëndisma shpirtin 
në fije bari shprese
që ecejakja
të peshoj
pa le të dridhet
boshti tokësor.

THIRRJA E NJË TINGULLI

Thirrmënë tingull
aty ku ti dridhesh!

Si mund të ndjehesh aq bosh
kur përtej dhimbjes jam unë?

Kapërceje atë prag
me emblemën e kalorësisë
ku dhimbja godet
trurin, trupin, shpirtin.

Ç’uturbullova në një moment
në shtrëngim vene
ku do të shpërthej gjaku i gjakut
në formën e dy zemrave
në një.

Buzët nuhatën
puthjen më të zgjatur
me qerpikët e kthyer 
në vizionin tënd.


Angli
11 – 9 – 2018

TRISHTIMI I QESHUR

Ej,shi veseimët
mos ma fresko trishtimin
në gjethe shpërndarë 
krahëdegësh
lërma të pikoj

me ajrin e lagësht
thithur nga mushkëritë e etura
shtange në buzë indesh!

Këmbëzbathur në finesën e ecjes pa zhurmë
le të kalëroj
në një kalë të bardhë.

Le të dal pa gjurmën e patkoit
të hekurt
të heshtur
mbetëlënës.

Ej, shi vesëimët
falma lotin e qeshjes!


Angli
19 – 8 – 2018

DRITË NË HIJE

Njërreze n’perëndim
pa perënduar, mbeti pezull
në një melodi violinash
valët shkumëzuan
një vallëzim përgjysmë lamë
përgjumur zgjuar.

Ç’e thithi perëndimi lumturinë e belbëzuar
mbi cilën valë u mek e qeshura?


Oooh….diku ngatërruar
diku zbuluar!

Nëdritën e shpirtit mbeti fshehur
dritëhije e zbehtë
lëkundur,

lënduar
por, një zog i vonë
mbi pemë cicëronte!

E kishte me ty
apo e kishte me mua?!


Angli
10 – 8 – 2018

PUTHJA E PARË

Tisi i natës në melodi bilbilash
mblodhi gjithë të dashuruarit
një gënjeshtër paskan thënë
e të sapozënë
e të sapolënë.

Ju të marrosurve
në ngjashmëri të plotë
ju kam dëgjuar të keni thënë
të parën puthje plot pasion
njëri tjetrit ia keni dhënë.

Mos e thoni atë fjalë
në qeshje të pikëlluar
pikëloti do pikojë
në shpirtin e malluar.

Ah, vajza zanëlëshuara
në kalorësi princash të kaltër
puthja e parë nëëndërr mbeti
në një yll u yllëzua!


3 – 8 – 2018
Angli

NË DRITËN TËNDE

Nëcilin qiell fjetëm mbrëmë
që venusin se drithëruam?
Se kam një shpirtmore
për të dhënë
për një fjalë që ti s’ma thua!

Pse se gjetëm veten mbrëmë
e një yll padashur shuam?
Se kam dy sy more për të dhënë
në dritën tënde për tu zgjuar!

Ç’më bën të çirrem, të ulërij pa zë
psherëtimë kënge mos u bëfsh,
ndezur në prushin e përvëluar
kur ti do, se unë dua!

KRYQI I HESHTJES

Moj, heshtje e kryqëzuar
si nerv i fshehur, i lënduar
dritë pa fikur, zë pa shuar
shpirtin ç’ma ke trazuar.

Do të thyej, le të thërrmoqesh
copa copa le të bëhesh,
në shtroje reje e zbuluar
dridhet zbehja e frikësuar.

Do ta mbledh muzgun e hirtë
ta hedh me këmbë
ta shtyjë me duar
të më lindë një diell me shpresë
qiellin tim për ta lexuar.

NË LOT E DHIMBJE SË BASHKU

Si të qajë gjysmë e djegur,
gjysmë gjallë, gjysmë e vdekur,
shpirtra në të dalë gulçuar
…oi. oi… varre zbuluar!

Oh kjo dhimbje mori dhen
zjarr në flakë, det përcëlluar,
kuje britmash pa pushuar
…oi, oi… more të mjerë!

Tragjedi moj tu shoftë nëma
Olimpit moj ç’ju hap gjëma
panselino dënesë në lot
lutet:
të përgjërohem o zot!

NË HESHTJE

Qyteti përkundet nga ding – dongu i kambanës
mesi i natës u struk në trishtim
oscilacione shpirti prekën në dridhje
retina zmadhohet në ngjyrë të syrit tim.

Gjysmë e përgjumur me qerpikë të vesuar
do t’ia shtrij dorën natës si lypsare,
mua nomaden në ëndrra të lënduar
të më yshtë në kllapinë e një qenie të marrë.

Unëbuzëplasura martuar me heshtjen
po njoh pabesinë e shpirtit vetmitar,
në tëmtha që rrahin aty të më ndalesh
në ëndrra të çmendurish si lavjerrës var’.

Frikësohem, tundohem, dridhem prej tmerrit
në zmadhim shqisash habitjesh të përdalë,
se mos një lule akulli në shpirt më ka mbirë,
se mos një copë shpirti padashur do më ngrijë!

MELODI NË PENTAGRAM

 

Gëzuar ditëlindjen Ared!

Sot mbushe 12 vjeç!
Edhe 112 pranvera të urojnë gjyshi agimi e nëna zoica!
Bekuar qofsh!
Merri shpirti i nënës si dhuratë këto vargje

me fllad qershori

melodi në pentagram

Mbase hëna s’ishte e plotë
refleks yjesh në Egje të larë
thirrja ime dishepujt zgjoi:
u bëra gjyshe për herë të parë!

Cila nënë engjëll lehone
në qeshje qarje të pandarë
s’e drodhi një botë të tërë
me bekimin e ëmbël:ardhsh i mbarë!

Ah urtësi – bukuri e nënës,
qiell e det në sy ke shtang,
në njëqindedymbëdhjetë qirinj të ndezur
ëndërro bir! Mos u ndal!

VALLËZIM NË NJË NATË

Me shpejtësinë e dritës
i mblodha tingujt e Orkestrës Filarmonikee Vjenës
t’i sillja në një natë.

Vallëzojmëme dhimbjen

sa të shkrihet buzëqeshja e ngrirë padashur në një valë
në gjysmë dehje
me aromën e mushtit të rrushit të vjelur.


Në gotën me verën e kuqe 
le të shkrehet pikëloti
me keqardhjen
nëpër vena me pulsin e përdalë.

Qeshim me shpirt

sa mbi lule bore
puthja e një fluture të bardhë
tëçelë petalin e parë.

Angli
27 – 5 – 2018

RREZESHPRESË

Ku më gjen dobësi e marrë
e ftohtë në gjoks si akullnajë
të më rëndosh si mal mbi supe
si një plagë që e rëndove
e mbylle e përvëlove
në një shpirt hone humbur
heshtje ndjenjash të përgjumur.

Unëtë njoh dobësi e marrë
në frymëmarrje të padalë
je e huaj s’jam e jotja
je një hap i capitur
në shpirtin e drobitur
si kandil i venitur
që s’shuhet me lot të kripur.

Ku më çon moj e pabesë
në një humbje të pashpresë
por kur shtriqem unë marr krahë
si zgalem nëpër dallgë
qiell e toke i përflakë
me pishtarin shpresë ndritur
bërthamë qelizash përtëritur
në fuqi për tu ringritur.

Hiqmu hiqmu moj e marrë
lërma forcën të më godas

e të të bie si e çmendur
gjersa gishtërinjtë të më dhembin
të më kujtojnë se kur linda gjallë
duke qarë e ulëritur
prej një fati të paditur.

Nëudhën e gjatë buzëputhur
tre ditë në ballë shkruar
engjëj nënash të praruar
ç’kërkon nga unë moj e hutuar!?
Të përballemi jo nuk dua,
çdo sekondë qesh një jetë
lind me diellin rrezeshpresë.

Angli
18 – 5 – 2018

E LARË ME YJET

Merrmëëndërr
në mpirjen e gjymtyrëve
marramendjes
të më përkundesh
mos më tremb me surpriza ireale
plotësisht hënë e plotë
pesëmbëdhjetë
panselino
ku lashtësia ka zgjatur duart
në tejzgjatje
në tejpërulje
për dëshira të etura


Të përgjërohem
m’i jep rrezethyerat
në reflekse diamante
sa hapësira hënore
u bëfshinbizhusonte
për hiret e mia.


Tisi ndriçues le të kthehet
nga i kaltër në lejla

do t’i bëj hyjnitë
të çuditen me vellon time
gojë hapur në një zë të thonë
çfarë kombinimi!


Le të marrinpenelet
me gishtat e tyre të tejzgjatura
e t’i ndjell në piktura
me telajo
të habitura 
drejt meje
unë që mbaj
thesarin e kujtimeve
të shkrirë në shpejtësinë e kohës
o sa e plotë kjo hënë sonte
të përgjërohem
me fuqinë e tij

do ta sfidoj detin!


Jo nuk jam në fantazinë e Zhyl Vernit
për matje thellësish
e kapitenësh jo realë
jam e dashura e tij

jam njeri ëndërr
do t’i them gënjeshtra
se nuk ndjehem mirë atje në breg
aq sa pulëbardhat të zgjohen
të qeshin
nga psherëtimat e mia
por ti jo det
unë kam fuqinë e njeriut
të dashuruar me ty
do t’i fshij lotët e kripura
oh sa shumë lot!


Sa të lashta fshehtësitë!
Sa mister!
Sa frikë!


Eja behu plotësisht i imi
si kjo hënë e plotë
kam fuqinë e njeriut të dashuruar me ty
do t’i jap shpirt dallgës
me muzikë violinash do t’i kthej në valë
në një shkumëzim

puthje pafund
në më të ëmblën njerëzore
ëndërr deti
ëndërr shkume
ëndërr vale…


Më kthe të lutem 
atje në breg
si vajzë vale
e larë me yjet
këmbëzbathur
e lagur
symbyllur
gjysmë e dehur
nga vera e ndjesive të mia


21 – 3 – 2018
Angli

MOJ DITË VERE NË ELBASAN

Shpërthe në lindje moj ditë vere
lëre hënën lehonëplotë

gjer tej në namazgja
lule bliri kundërmojnë.

Për kokën tënde Elbasan

ç’e ke këtë bukuri të rrallë
lule limoni e portokaj
sythe hurmash sapodalë.

Ullishta e gjelbëruar

si kurorë ç’të paska hije
gurë gurë kala zbuluar
seç dëgjoj zëra kumrie.

Tek dy çezmat e kalasë
etjen kam për ta shuar
si melodia e Isuf  Myzyrit
dashuri shpirt përvëluar.

.

Moj ti karakafte e çelur
vishnje në lejla ke marrë
shkulma këtë mall prej shpirtit
bëmë të qeshë,bëje behar!

QIELLIT TIM

Mahnitu pas hapësirës blu
është e thellë e pafundme!

Bukuri e rëndë
bukuri që s’vret
të përgjërohem
për atë qiell
e për atë tokë
dritën e syve të kadifenjtë
nuk e lë të venitet
prej një eklipsi
të ndodhur rastësisht
jashtë orbite jashtë kohe
unë di të hyjë 
me një kurorë mbretërie
në një shpirt që heshtë
paçka se zemra po më çahet
trupi më përpëlitet në dhimbje

bëje qiellin të qeshë
me diellin pa perënduar.

GONXHJA E TRËNDAFILIT

Mos më thuaj fli!
Njëgonxhe trëndafili të kuq
do lë mbi jastëkun e bardhë
me frymëmarrjen tënde
do përkund ëndrrën time
sonte s’dua ta dëgjosh
dënesen në të qarë.

Me mantelin e vetmisë
do endem nëpër natë
si çobankë fushe me qengjat manarë
lëndinave do të ulem
pranë një burimi
shaminë e nusërisë
do ta gjej prapë.

Eh unë vajzë e nusëruar
me fustanin nën vellon e bardhë
ti djalë i dhëndëruar
me dashurinë e zjarrtë
vallja pogonishte e shtruar

le të marri flakë
le të digjet zjarr!

Ç’i lava me lot yjet sonte!

Hëna po çuditet
nga retë e sapodalë
gonxhja në jastëk
paska çelur e plotë
me aromën e trëndafilit të kuq
harlisur si e marrë.

23 – 2 – 2018
Angli

PËR TY KOSOVË

Zonjëplot hire e nure
veç për ty çelin bozhure
këngë bilbilash nëpër kroje
zukatje bletësh, mjaltë në hoje.

Malli im i përvëluar,
larg teje shpirt coptuar,
pritmë mos me lërë të mpirë
je pranverë lirie e arrirë!

Moj Kosovë trime Jashare
qëndismë një veshje kosovare,
se jam bije shqiptare,
i bëj yjet të hedhin valle!

17 – 2- 2018
Angli

FESTËS SË FLAMURIT

“Ejani këtu… këtu!
Rreth Flamurit të bashkuar…”
Një himn lirie
ku dhembi çdo gur
moj vuajtje shekujsh
që mbete zgjuar
në Shqipërinë nuse
të pa nusëruar!

Gjymtyrëprerë nga Fuqi të mëdha
në troje të sfilitura
më të lashtë se ata.

Ndaluni bre zotërinj
se kombi ka burra!


Priteni Isa Boletinin
kuajve turfulluar
qeleshebardhë 
me dorë në zemër në Flamur betuar
besa besë me Ismail Qemalin 
me ujë Joni u bekuan.

Zgjohu Marigo
qëndismë e parë me fije ari
kuq e zi Flamuri
të festojmë e të këndojmë

Në valle shqiponjash
shqiptarë kudo që jemi
ardhmërinë e mëmëdheut
komb bashkuar ta urojmë!


27 – 11 – 2018
Angli

AJO ISHTE SUPER YLL!*

U drodh degëz e qiparisit
rozmarinës erëmirë
bilbili këngën nisi
në mëngjes që pa gdhirë
motërzo e vogla ime
treturo në zemrën time
si qiriri!


*Atëherë isha 15 vjeçe kur shkrova këto vargje nga dhimbja për humbjen e motrës sime Adelina Popi në moshën 9 vjeçare. Sot është engjëlli im mbrojtës!

LOTI I VAJZËS

(Kushtuar gjyshit të shtrenjtë të fëmijëve të mi,

vjehrrit tim)

Me fjollën e dëborës se par
mos një erë malli
formoi buqetën e freskët
zambakësh të bardhë mbi varr?

Ah u bëfsha flutur 
vetëm në një natë
në selvinë krahëzgjatur
me bilbilin në vaj!

Tëlutem zog i rrallë
merre më ngadalë
që në vaj mos të zgjojmë babanë
se unë për të bëhem vajzë lotësh,
lot vajze që qesh në përkëdhelje,
që shkrehet para se të qajë!

Ku ku në kujet e mia,
në shtangien e përhumbjes

hutimit, dhimbjes
prej avullit të fundit të shpirtit
në përqendrimin e pavetëdijes
në një skaj qiellor
aty ku jeta i falet përjetësisë
ah për kokën time

ç’më le jetime
me babanë gjallë!

Parajsa flet me ngjyra shpirti
thuamë ke qeshur apo ke qarë
qënjë engjëll në prehrin tim
emrin tënd ka ringjallur.

26-11-2017
Angli

EJA

Zgjohu pash zotin!
Ishte një trill vjeshte
që lëshoi gjethet e zverdhura
pa lënduar pemën
që zgjat gishtërinjtë
me lutjen e zogjve dimëror.

Ai trishtim vjeshtak 
do të mbetet i varur
në medaljonin e kohës.

Pash zotin ngrihu!
Mos i beso atij trilli të zverdhur dridhjesh

forcash të zbehta!
Thirr fuqishëm në hone shpirti
sa të çmpihesh nga mëshira e fatit!

Afrohu pash zotin!
Do ta përcjellshkëndijën 
elektrike
për të përtërirë indet e çoroditura.

Në buzët e mishta
është akoma ajo shija e vishnjës së tejpjekur
që shtriq qerpikët në tejzgjatje
nga vesa e lotit

Pash zotin eja
t’i çudisim shtojzovallet 
nëvallëzimin hënor
me finesën e përuljes së yjeve!

Angli
27 – 10 – 2017

MEDITIM (1)

Moj e reja e marsit
të pëshpërit ngadalë
u shfaqe në dritaren time
si perëndeshë e bukurisë
në kombinimin e magjishëm
të qiellit gri, tejet gri
me fjollën e bardhë të dëborës tejet të bardhë
me këtë tis velloje të mahnitshme bardhësie
cilën lule të parë 
gënjeve vallë?

Angli
6 -3 – 2018

MEDITIM (2)

Mora retë e përhimëta
në shpinë ngjitur
ndjeva lagështirën gjer në kockë
rëndesa e saj të më mpijë.

U mbështeta në një pemë
me trungun lëvore lëmuar
dy herë kish shpërndarë dege
të dy herët vetëlartësuar.

Ngrita kokën të shoh majat
gjethet moj më ledhatuan
shushurimë e flladit të freskët
rrënjët pemës seç ia zgjuan

Me vështrimin në një pikë
do ti falja sytë e mi
që të ndriçonte brenda teje
atë dritë që nuk sheh ti.


NËNË E BIR

Bir unë kisha aq mall
pranë të jam afruar,
larg rrezja mbeti pezull
shpirti i nënës i trazuar.

Kur të pashë të parën rrudhë
mbi ballë ravijëzuar,
bo…bo çfarë bëra unë
për çka të kam detyruar?

Unënuk dua të më thuash 
asnjë fjalë për këtë rrudhë,
zemër nëne ka lexuar
çfarë ke hequr i munduar.

Lotët fshin në fshehtësi
qeshi nëna me të madhe
-eja afrohu bir,
mos e hiq shpirtin zvarrë.

Vëre kokën në prehrin tim
bërtit qaj qesh sa të duash
do të përkëdhel lehtë në flokë
eja gjumë i patrazuar.

Unëmbështetem në gjoksin tënd
si fëmijapaçka e thinjur
oh u ndjefsha e çmallur
për ditënetët që do të vijnë.

Se nënat dinë të rrinë pa gjumë,
le të thinjen dalëngadalë,
se nënat dinë të falin
nga një fjalë padashur shkarë.

Desha të të rrija larg,
të ishe i lirë i lumturuar,
por ç’faj kam që s’të gjeta
ashtu siç kishe ëndërruar?

Jo bir s’dua të të mundoj,
një jetë ke për të jetuar,
unë s’di si të ndihmoj,
mos vallë kemi ndryshuar?

Ti e di se ç’më mundon,
fjalë e rëndë e pakuptuar,
u largova për pak kohë
pikëlluar, shpirt trazuar.

Hidhja hapat me ngadalë
në një bar pree shtruar,
pikë e lotit shkarë nga faqet
sikur barin ka gjelbëruar.

Psherëtimat gjoksin ma çajnë
netëve moj të pagjumë,
të lutem më thuaj çfarë ka ngjarë?
Veç nënës time ja them unë!

Moj ti natë aq e gjatë
me yje të drithëruar
pyete djalin shpirtin tim
në dhimbjen e nënës është dyshuar?

Ç’pati  kjo natë që nuk gdhihet?
Sot fëmijë i burrëruar
unë pa lot kam qarë
unë e heshtur diçka dua.

Nëmes dhimbjesh more bir
mrekulli e mrekulluar
ashtu nata qe e gjatë
ftohti dridhte buzët e tua.

Qarja jote drodhi tokën,
qumështin e gjirit thërrisje ti:
eja dhimbje bëhu thërrime
eja lindje bëhu diell!

Eja qeshje bëhu rreze
qumështi i nënës i bekuar!
Qeshje ëmbël duke pirë 
engjëll nëne dritëpërshkuar.

Mëvjen keq që jam e dobët
trup e tru i kam të mpirë
mbase sëmundja ime të lodhi
por është akoma shpejt more bir.

O ç’mu prenë këta gjunjë
jam e lodhur e dërrmuar,
çirru natë e bëhu plumb
djalin ma lërë pa u zgjuar!

Jam e re për t’u larguar
unë akoma kam një nënë
thinje zbardhur rrudhë thellë
do të kripë një det të tërë.

Qesh more diell, mos lësho lot hëne
asgjë s’ka perënduar
dhimbje copë u bëfsh

je e rëndë për tu jetuar.

Mora forcë e u ktheva
nuk e di bir ç’të të them
zemra ime e trishtuar
shpirtin e thyer s’po e gjen.

Morëm frymë njëkohësisht
të dy me shpirt të lehtësuar,
zbritmë mos më mbaj në krahë
në marramendje rrotulluar.

O ninullë e padëgjuar,
i zgjove yjet një nga një,
nënë moj e shenjta ime
përherë me ty jam, mos më lërë!

SIKUR TË KISHA NJË FËMIJË…

Unëtë dua si fëmijë,
si fëmijë më do ti,
s’e besoj të jetë e shkruar
të pleqërojmë vetëm të dy.

Unëme ty qeshi e lozi,
fshehurazi lotët fshij,
diçka më mblidhet në fyt,
mos kështu ndjehesh ti?

Vetëm pa fëmijë rrethuar
si folezë në harrim,
në cicërima të shuara
thuajse shuhet shpirti im.

Ka rëndësi kush e ka lindur,
në cilën vazo kjo lule mbjellë,
për të do jepja gjakun tim,
për ta rritur një jetë.

U drodh burri brenda tij,
fjalë e dhënë një premtim,
ndjeu veten baba të mirë,
loti i nënës si rubin.

MOS HARRO

Ti duhet ta dish

mos e harro

jam për dashuri të madhe!

pasi Ti s’do të kesh të krahasuar

me asnjërin

asnjëherë

se je e do të jesh

shpirti i shpirtit tim!

A thua më mjafton ndjesia e aromës së trupit tënd….?!

A thua në errësirën e dashurisë

dy shtroje resh qëndruan nërefleksin hënor

në liri të plotë?

Po dridhem e gjitha si gjethe e blertë në flladin pranveror…..

por Ti, të lutem më ndihmo….

të rritemi në ndjesitë brenda vetvetes :

“ Në të vërteten e Dheut”

Në mënyrën time

në mënyrën tënde

në një ritëm trupi

në shpirtra të dëshiruar.

Po nga na erdhi kjo dashuri?

Të jemi aq fatlumë?

Mos kaloi në rrugën e Qumështit

ne rezonancë Universi

që padashur i dhamë të gjitha?

ç’nur bukurie!

Sa dashuri përtej përjetësisë!

Mos harro!

26 – 10 – 2018

Angli

SHPRESË NË VETËTIMË

Me urinë e shpirtit të erdha pranë
në mal të gjithin, latuar në mall,
unë s’di të qaj kur s’duhet,
unë di të qesh pa qarë
në një fjalë lënduar
në rëndesë pa faj.

Merrma në dorë shpirtin
eja… ta kam falur!

Gëzoje një çastsikur e pa fjalë
nuk kërkoj mëshirë
por në ikona flakë në vaj
pëshpërit në zë lutës
duamë…kuptomë… siguromë…
asgjë padashur s’ka për të ngjarë!

Se nuk shuhet një zjarr
në ujëra të bardhë

si s’ju vika flaka…
pika që s’i ra!

Kur s’di të ndash udhët mor’ udhëtar
do gjej një shteg….
të vrapoj si e çmendur
në të gjallë…!

Se ardhka një ditë kuptimplotë
në heshtje, pa fjalë…
në shpirtra të bashkuar
shndrit si vetëtimë
një shpresë rrugëgjatë!

SA E DESHA DHJETORIN

Sa e desha Dhjetorin
nëpër mesnatë po vinte
në qiellin e errët
në dyndje resh
të përhimëta në zbardhje
në lëkundje shtrojash

Rendnin … sa rendnin…
Dy yje u zbuluan
mes bardhësisë në zhdukje
farfuritnin
dridheshin

Qeshnin … sa qeshnin…
Në profeci figurash
që s’donin ta besonin
hëna u fsheh e turpëruar
nga lakuriqësia e pemëve
plotësisht të zhveshura

Mërdhinin … sa mërdhinin
Një melodi e largët
e pazakontë
e trishtë
e përmallshme
e magjishme
shkriu ujin e ngrirë
të një burimi

Etje … sa etje…
Nga dy buzë
në formën e puthjes
më të ëmblës puthje
mbetur në dëshirën e shpirtit

Sa e desha Dhjetorin
në zjarrin e ndezur
Erdhi… sapo erdhi…!

PËRMBAJTJA

ZAMBAKU I BARDHË.. 5

LOTI I NJË BURRI. 7

RITUAL ZEMRASH.. 9

ATËHERË…! 11

PËRFYTYRIMI. 12

RIKTHEMË…! 13

HËNËZO… VASHËZO…! 15

PENG VJESHTE.. 16

BRUNES. 17

PIRATI I SHPIRTIT. 18

DASHURI PA FAJ. 19

DASHURI E MARRË.. 21

ËNDËRR E ÇMENDUR.. 22

VJESHTËZO… 23

LULEZJARRI. 24

THIRRJA E NJË TINGULLI. 26

TRISHTIMI I QESHUR.. 27

DRITË NË HIJE.. 28

PUTHJA E PARË.. 29

NË DRITËN TËNDE.. 30

KRYQI I HESHTJES. 31

NË LOT E DHIMBJE SË BASHKU.. 32

NË HESHTJE.. 33

MELODI NË PENTAGRAM… 34

VALLËZIM NË NJË NATË.. 35

RREZESHPRESË.. 36

E LARË ME YJET. 38

MOJ DITË VERE NË ELBASAN.. 42

QIELLIT TIM… 43

GONXHJA E TRËNDAFILIT. 44

PËR TY KOSOVË.. 46

FESTËS SË FLAMURIT. 47

AJO ISHTE SUPER YLL!*. 49

LOTI I VAJZËS. 50

EJA.. 52

MEDITIM (1) 54

MEDITIM (2) 55

NËNË E BIR.. 56

SIKUR TË KISHA NJË FËMIJË… 61

MOS HARRO.. 62

SHPRESË NË VETËTIMË.. 64

SA E DESHA DHJETORIN.. 66

Zoica Gjolla Popi

E LARË ME YJET

Katalogimi në botim – (CIP)

Biblioteka Kombëtare  e Kosovës“Pjetër Bogdani”

  821.18-1   Popi,  Zoica Gjolla   E larë me yjet /  Zoica Gjolla Popi. – Prishtinë : Lena, 2018. – 67 f. ; 21 cm. ISBN 978-9951-769-54-9