November 21, 2024

Copëza jete… – Zoica Gjolla Popi

Copëza jete….
Ishte hera e dytë që Tana me shtëmben në njërën dore e në tjetrën katruve po shkonte për te mbushur ujë tek burimi! Fustani i gjatë me rrudha i rrinte lirshëm. I pëlqente jo vetem për ngjyren e kalter me lule te vogla te bardha por e tregonte pak më të rritur. Megjithëse ajo vishte nallanet e sheshta pasi shtegu merrte pak te perpjete me te vertetë dukej e gjate e hajthshe me atë finesen e vajzes as e vogël, as e madhe. Flokët e gjate pis te zeza i kishte mbledhur duke zbuluar qafen e zgjatur në ngjyren pak të zeshkët. Ishte bërë shpejt zonjushe e supet e formuara bukur donte ti mbante pak përkulur për të mbuluar gjinjte që rrumbullakoseshin ashtu të fortë si ato dy molle të vogla,qe kërkonin diell të piqeshin para kohe.Ndjente herë pas here atë dhimbjen e lehte të përteritjes e kjo e detyronte ti shihte kur ishte vetëm. Sa gëzoheshin të dyja me Marijen vajzën e tezes kur porosia e nënave ishte të mbushnin ujë tek burimi! Ato nxitonin duke veshur nallanet se mos i kthehej mëndja e i jepnin punë të tjera që s’mbaronin.
– Tanë…… moj Tanë që bën sikur s’degjon. E pastrove kasollen e dhenve? Po kakërdhijat qe kishin bërë dhitë në cepin e oborrit? Mblidhi të gjitha në një vend se baglat na duhen për tia hedhur tokës në kopësht. Marija tundete vëllanë e vogël që spo e zinte gjumi.
– Merrni enët e shkoni për ujë…..
– Ik përpara -i tha ajo me zë të ulet -se përpak e ze gjumi.Familja ishte e madhe me shumë fëmijë e pak më të rriturit ngarkoheshin më shumë! Kur baballaret shkoni në mal djemte merrnin përgjegjsinë e tokave për tu punuar, shkrifur, mbjellë e vaditur.Sa mirë që burimin me ujë të pishëm ia kishin venë emrin burimi Mbret! Thonë qe xha Stasi qe kishte vënë këtë emër donte ta rregullonte me gure e ti thonte ustait të shënonte inicialet e fisit të tyre. Por malarja i kish marre jeten gruas me vajzën e vogël. Nga deshperimi ai kishte ngarkuar mushkat e kishte zbritur në qytetin e Lushnjes ku kishte porositur një mikun e tij për te blere një shtepi. Kishte hipur në qerre dy prindet e kater femijët e tjere qe nga zhurma nën kërcitjen e rrotave po i zinte gjumi…Kushurinjtë ishin mbledhur në darkë në oden e miqve dhe te tere kishin ardhur me dhurata me aq sa mundeshin. Ishte e dhimbshme kur dikush linte fshatin e ikte por jeta aty ishte e veshtirë e ata qe kishin dicka mënjane për te blere sikur e një shtepi të vjeter detyroheshin për të gjetur shpresën e mirë në ndonjë qytezë të afert.
– Por Tanës i pëlqente fshati edhe pse mundoheshin qe të vegjël me punë. Rruga pasi ngjitje një të përpjetë merrte një kthesë nëpërmjet rrugicës me barin e shkelur. Kishte pemë të egra aty këtu…. Dëgjohej gurgullima e ujit të burimit. Përqark tij rriteshin fieret me gjethe te shumta qe preknin njëra tjetrën.Poshte fiereve vinte aroma e luleshtrydheve qe kishin filluar të piqeshin.
– Gushëkuqet i përcillnin këngen njëri tjetrit në gjuhën e tyre. Në anën tjeter të burimit vajzat kullosnin lopët ashtu të përgjumura…. Ngriheshin në tre të nates…. e nënat e seciles i shoqeronte me rradhë…. Këto livadhe i dukeshin të tyret e njihnin cdo pëllëmë të tij aq sa harronin instiktin e frikës.Vajzat ngacmonin njëra tjetren me sekretet qe vetem ato i dinin. Çudi kur ishin të vegjël e luanin nusja me burrin imitonin të mëdhenjte kur këndonin e kercenin në dasma….. e kush kalonte i ngarkuar per të bërë mullarin me bar qeshte nën zë duke tundur kokën. Tanës i binte rradha gjithmonë me Lonin. Kjo lojë ishte rritur duke zmadhuar fantazinë në dëshiren për njëri tjetrin. Kjo ishte kthyer në një deshirë përvëluese për të dy kur shkëmbeheshin në rrugen pranë por me shikimin e fshehur! Ajo ulte kokën e turpëruar duke pranuar largimin për të mos renë në sy të tjerëve.
– Kishin një kujtim të bukur në këtë lojë….. Ti je ca Loni i kishte thënë shoqja për te filluar dasmen duke i rregulluar si ta mbante tufën me trendafila të freskëta në njërën dorë. Në flokë vinin kurorat e thururura me luledelet me kercell të njomë. Mbanin në duar ndonjë lugë e kapak tenxhere gjoja për orkester. Loni ishte mërzitur shumë se po kujtonte se po martohej prej vërteti. I kishte pare të dyja me inat e duke ikur nga loja i kishte thënë Tanës mbaje mënd qe e ke emrin Tana dhe nuk ke për ta pasur ca Loni.
– Tana kishte filluar të qante por ai kishte ikur pa e kthyer kokën prapa.
– Para se te mbushte shtëmën me ujë hodhi dhe njëhere syte në rrugë mos po vinte Marija. Uji i burimit sikur ishte pakësuar e ajo po mundohej e kërrusur ti mbushte enët që kishin gryken e ngushte e vegjën e shterngonte fort mos i binte nga dora. E la shtëmën në një anë dhe uli kokën per te pire ujë direkt nga burimi…. ç’farë mrekullie…. në pellgun e vogël reflektonin lulet qe rrethonin nga lart burimin…. mes rrezeve në shëmbëllimin e diellit ajo pa si në pasqyrë fytyrën e Lonit. Mos nga një pasiguri qe ishte vetëm ajo kishte fantazuar….. ngriti kokën e ai i kapi doren duke i thenë-mos u tremb…… Ajo zmadhoi sytë nga habija….. kishte degjuar një zhurmë por mendoi mbase kishte kaluar ndonjë lepur. Ta kishte ditur qe ishte ai do ti mbante një kohë të gjatë buzët tek uji e te zgjaste kohën qe ai te shihte rrugën e tij. Le ti merrej fryma por ta linte të qetë pa ndjenjën e frikës se provuar. Shpëlau shpejt fytyren qe mos tregohej se ishte skuqur e mori katruven të boshatisur për të ikur. Ngriti kokën e u ndesh në ate vështrim djaloshar. Loni kishte veshur brekushe të reja…. opinga me rripa te trashë. Këmisha me lleret përveshur ishte nje ngjyre me qeleshen nga ku i zbriste një flokë i përdredhur! Ishte vertetë i bukur. Sa i guximshëm! Po ta shihte dikush nga fisi do bëhej nami. Për një nam të vrisnin e hynin në hasmëri me njeri tjetrin…. jo jo largqofte ta kishin ata të dy këtë fat.
– Ai mori një gjethe te madhe nga pema e egër aty pranë e e vuri në rrjedhen e burimit qe currili të binte drejt e në katruve.Atij ju shtrydh zemra qe sdo ta ndihmonte për të mbajtur enët e rënda. I erdhi keq qe e kishte trembur padashje dhe ishte lagur më shumë tek fustani…. Kur i zgjati vegjen duart e tyre u takuan …. shikimet po digjeshin nga një mall e deshire e brendeshme. Frymëmarrjet po i vështiresoheshin e ai e terhoqi mënjanë për ta puthur…. shpejt e mblodhen veten kur degjuan zërin e Marijes…. nga larg. Loni e puthi dhe një herë me afsh e duke i mbajtur doren e saj qe dridhej si një gjethe plepi e sikur lëshonte avull…. i tha-
– Të dua e bukura Tanë! Do vij të të kërkoj për nuse… e kishte ikur në shtegun e kundert qe mos e shihte Marija.