November 23, 2024

Romes së vogël – Zoica Gjolla Popi

Poezi

Titulli: Romes së vogël
Autore: Zoica Popi Gjolla
Albania

Pesëmbëdhjetë vjeçe, Rome e vogël
sa shumë për dashurinë,di
mos ke fjetur verës jashtë
prekur ëmbël, me fantazi?

Rome e vogël, moj shejtankë
vështrimin shpuzë, brënda në hi
gjoksin e vogël të sapodalë
për të madh, e mban ti?

I ke premtuar ciganit
mjaltë në hoje,të pijë ai
belëkëputur, lozonjare
kur kalon, ma bën me sy.

Moj drenushë,Rome e vogël
një kukull t’afrova një ditë
mu dhimbse, moj e parritur
buzëvarur u largove
si një dritë në pafajsi.

Grece…. 2005