Nordikes së bukur – Zoica Gjolla Popi
Titulli: Nordikes së bukur
Autore: Zoica Gjolla Popi
Albania
Në molin e lagur
nga vesë muzgu
perhapet melodi e lirës
vajtushëm me sy përlotur
kënga greke në mugëtirë.
Ah ti nordike e bukur
sy blu të pafaj
pak ditë erdhe me pushime
pa menduar ç’farë le pas.
Bëre dashuri me netë
molin vesove çdo muzg
ah moj nordike e bukur
zjarr i mbetur mbeti prush.
E marr lirën i përlotur
melodi kënge në vaj
ah moj nordike e bukur
a do kthehesh tek unë vallë?
Për këtë peng të mbetur
moli i bukur duket i shkretë
ah moj nordike e bukur
melodi në lirë ke për të mbetur.