November 23, 2024

Si dikur – Zoica Gjolla Popi

Si dikur

Do të vish do trokasësh
një ditë në portën time
në pritjen e zgjatur
krahët hapur i kam mbajtur.

S’u lodha së kënduari ninullën
pa thënë natën e mirë
në nanuritje foshnjat flenë
xixëllonjat zjarrin ne trupin e tyre mbajnë
unë digjem për ty
përvëlohem në mall.

Eh rezonancë mbetsh e shkretë
pa të pyes njëhere
ti digjesh në mall për mua?
po qe se jo
mos u afro në këtë derë.

Oh në luleplota te Majit
me aromën që kundërmon
xixëllonjat të flenë aty e kanë folenë
me shendritjen e shplodhur
ne freskine e natës
tjetrës natë që do bjerë.

Ashtu dhe ti një ditë
do trokasësh në portën time
te pragu do ulesh mbi të rrafshtin gur
sa doja në atë moment
kokën në gjoksin tënd ta mbështes
aromën e trupit tē ndjej
ashtu si dikur.