November 24, 2024

Mall – Zoica Gjolla Popi

Mall
Si s’paska një forcë
të më ndalë
në këmishën e shkopsitur
ta gris mallin
e të të them udhë e mbarë
me fatin që kush fundin s’ ja ka parë.
S’ e di si ndjehesh ti
në mungesën tënde unë
si një burim i tharë
si një zog i plagosur
për lirinë e tij
i mbetur në vetmi.
I tretur në fjalën qē
dhëmbi e s’u tha
që shpërtheu e
s’u dha
në mendimin me tru të mpirë
në pagjumësinë e arrirë.
Aty ku ëndërra
përpëlitet
nuk shuhet e zhuritet
nuk preket
nuk vritet.
Prandaj ngrihu o njeri
mbi vetveten ti
mos u marros së menduari
pusho së lënduari
se më bukur ditët do vijnë
të bardha do shëndrijnë.Mall
Si s’paska një forcë
të më ndalë
në këmishën e shkopsitur
ta gris mallin
e të të them udhë e mbarë
me fatin që kush fundin s’ ja ka parë.
S’ e di si ndjehesh ti
në mungesën tënde unë
si një burim i tharë
si një zog i plagosur
për lirinë e tij
i mbetur në vetmi.
I tretur në fjalën qē
dhëmbi e s’u tha
që shpërtheu e
s’u dha
në mendimin me tru të mpirë
në pagjumësinë e arrirë.
Aty ku ëndërra
përpëlitet
nuk shuhet e zhuritet
nuk preket
nuk vritet.
Prandaj ngrihu o njeri
mbi vetveten ti
mos u marros së menduari
pusho së lënduari
se më bukur ditët do vijnë
të bardha do shëndrijnë.