November 22, 2024

Pa faj – Zoica Gjolla Popi

Pa faj
Kur vetëtimat si shigjetë më shpojnë
në shpirt të plagosur
a vrarë
unë dorën qiellit dua t’ja mbaj
Mos!
këtë rradhë nuk kam faj.
Kam bërë gjithçka
e kur e pamundura
shtërnguar më ka mbajtur
unë buzëqeshjen kam dhuruar
e pse për vehte kam vuajtur.
Më vjen keq për vuajtjen tënde
po timen e di si po e mbaj?
sikur një rreth i zjarrtë
do kapëcyer
me kokë, me trup a mund ta çaj?
Ti pafajsinë mban mbi shpinë
po unë që të ndjej ç’farë faji kam?
nëpër ëndërra zgjohem e trembur
në largësi po të them
më fal.