November 23, 2024

Zog me flatra unë do bëhem – Zoica Gjolla Popi

Eshtë pak për të qeshur….. miqtë e mi! E nisa ta krijoj këtë temë të poezisë në varg të lirë e përfundoi kështu! Për kënaqësinë tuaj e titullojmë bashkë!

Poezi

Zog me flatra unë do bëhem
detë e male do kaptoj
të të afrohem pa u ndjerë
të të shkund në shkulmëerë
flaka , pika, le ti bjerë.

Ç’më rri ashtu mbështetur
në një trung peme xhveshur
me cigaren e pashuar
në mendimin e lënduar
heshtja të mbeti e nderë.

Ngrihu , lëviz more djalë
merri punët me ngadalë
nga mendimi grire e bluar
në këtë vjeshtë të trazuar
ç’kërkon në atë mjergullnajë?

Rrugëdalje ka a s’ka
e prej saj del a s’del
po c’faj të ka dashuria
mor i ngratë,mor i mjerë
le të flasin njerëzia…

Ndizi ngjyrat ylberiane
aq sa qielli të përflaket
të tregosh burrërinë
nuk përhumbesh, nuk lëshohesh, as psherëtinë as mëkatohesh.

Behu, tinë zog me flatra
det e male të kaptosh
të më afrohesh pa u ndjer
me cigaren e pashuar
tymi flaka le ti bjerë!