Dashurisë – Zoica Gjolla Popi
Dashurisë
Çfarë fuqie shpirti ke, dashuri
që më bën të qaj
të qesh si fëmijë
të rend në një lëndinë të pashkelur
me lule të çelura të pambledhura
erëmirat, moj!?
Më ndjell si Zanë mali
të lahem në krua
me buzë të etura
në mallin e tretur
fjalë të padëgjuara
m’i thuaj vëtëm mua
të dua, mos trego!
E në jam në ëndërr
apo qofsha zgjuar
thuaj që jeton për mua
gënjemë, po të duash
lozonjare, moj!
Çfarë fuqie shpirti
ke, dashuri
në ujëvara të rrjedhshme
burimesh të pashterura
nën tinguj shkumëvale
qiri i pashuar mbetesh Ti!